Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 10:25

Çfarë mund të bëjë një familje me 800 euro/muaj? - Studimi/ Mbulohen vetëm shpenzimet bazike për ushqim dhe banesë!

Nga Elisabeta Dosku

Çfarë mund të bëjë një familje me 800 euro/muaj?

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen familjet shqiptare është përballimi i shpenzimeve të përditshme. Pavarësisht përmirësimeve ekonomike në vitet e fundit, shumë familje vazhdojnë të hasin vështirësi për të mbuluar nevojat themelore si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe arsimi. Struktura e shpenzimeve familjare është e ndikuar nga një sërë faktorësh si niveli i jetesës, vendi i banimit dhe politika sociale, e cila shpesh krijon pabarazi në mundësitë e familjeve për të përballuar këto shpenzime.

Studimi i publikuar së fundmi nga “Altax” analizon nëse një familje me dy paga minimale, të cilat arrijnë gjithsej në 80,000 lekë në muaj, mund të përballojnë apo jo  shpenzimet mujore mesatare në Shqipëri.  Duke iu referuar të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjes (2023) shpenzimet totale mujore për konsum arrijnë në 91,675 lekë apo 920 euro, ku përfshihen:

• Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike 36,349 lekë

• Shpenzimet për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira. 8,904 lekë

• Shpenzimet për restorante dhe hotele. 6,755 lekë .

Studimi ka krahasuar të ardhurat dhe Shpenzimet,  ku rezulton se një familje me dy paga minimale, apo 800 euro në muaj mund të përballojë shpenzimet që lidhen me:

• Ushqime dhe pije joalkoolike 36,349 lekë

• Banesë, ujë, energji elektrike dhe qira  8,904 lekë

• Transport dhe shpenzime të tjera për jetesën 10,000 lekë

Kështu, studimi del në konkluzionin se shpenzimet për ushqime, strehim, dhe transport mund të arrijnë rreth 55,000 lekë ose më shumë.

Në këtë rast, 80,000 lekë janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet kryesore të një familjeje me dy paga minimale (shpenzimet për ushqim, strehim dhe transport), por mbeten shumë të kufizuara për kategoria të tjera të shpenzimeve, si argëtimi, veshjet, dhe shpenzimet shëndetësore. Po ashtu, kjo mund të bëjë të pamundur kursimet ose shpenzimet për trajtime shëndetësore dhe arsimi, veçanërisht nëse ka nevojë për mbështetje shtesë (si për ndihma për fëmijët, apo mundësi për edukim të mëtejshëm).

Shpenzimet mesatare mujore të familjeve

• Shpenzimet totale mujore për konsum 91,675 lekë

• Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike 36,349 lekë

• Shpenzimet për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira 8,904 lekë

• Shpenzimet për restorante dhe hotele. 6,755 lekë

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat