Çfarë “moshe” kanë ndërtesat e kryeqytetit? - Gati 90% e banesave në Tiranë u ndërtuan pas vitit 1980
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka përjetuar një rritje të ndjeshme të popullsisë dhe ndërtimit të banesave gjatë dekadave të fundit. Sipas të dhënave të rezultateve të Censit për çdo qark, “Scan Intel” është ndalur këtë herë tek mosha e banesave në qarkun e Tiranës. Referuar shifrave, numri total i banesave të zakonshme të banuara në Tiranë arrin në 236,364.
Këto banesa janë ndërtuar në periudha të ndryshme historike, duke reflektuar zhvillimin urbanistik dhe demografik të qytetit. Peshën më të madhe të banesave të zakonshme të banuara në kryeqytet, prej 33%, e përbëjnë banesat e ndërtuara gjatë viteve 1981-2000. Pra, e thënë ndryshe, rreth 78,758 banesa janë të moshës 24-43 vjeç.
Rreth 32% të totalit të banesave në Tiranë janë ndërtuar rreth viteve 2001-2010, ose e shprehur në shifër absolute numri arrin në rreth 76 mijë. Një peshë të konsiderueshme kanë banesat e ndërtuara nga viti 1961 deri në vitin 1980, me 11% të totalit ose rreth 26 mijë banesa.
Sipas të dhënave të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, gati 15% e banesave të banuara ne kryeqytet janë ndërtuar nga viti 2011-të dhe më vonë. Ndërkohë, ndërtesat e ndërtuara para vitit 1960 përbëjnë rreth 6% të totalit.
Këto të dhëna tregojnë një rritje të ndjeshme të ndërtimit të banesave pas viteve 1980, me një kulm të veçantë gjatë periudhës 1981-2000. Kjo periudhë përkon me ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike në Shqipëri, që sollën një bum ndërtimesh dhe urbanizimi në Tiranë.
Ky zhvillim i vazhdueshëm urban ka sjellë sfida dhe mundësi të reja për qytetin, duke përfshirë nevojën për infrastrukturë të përmirësuar, shërbime publike dhe planifikim të qëndrueshëm urban.
Sondazh

Impiant për hidrogjenin e gjelbër në Serbi - Projekti do të realizohet me mbështetjen financiare të Gjermanisë
Serbia po realizon projektin e parë pilot për hidrogjenin, HyDSerbia, në bashkëpunim me firmën energjetike me bazë në Leipzig, Gjermani. Qeveria gjermane......

“Rrjet i ri Bashkëpunimi për Sigurinë Kibernetike” - Tafa: Kemi bërë progres. Jemi gati ta ndajmë eksperiencën tonë me vendet e rajonit
Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë kibernetike është thelbësor për përballimin e sulmeve dhe kërcënimeve të ndryshme kibernetike, por edhe për......

Rrugët, plani i rritjes së BE dhe arsimi - Pr.buxheti 2025, Malaj: Sektorët që do të jenë prioritet për t’u financuar
Arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe plani i rritjes së Bashkimit Evropian janë prioritetet e financimit në projektbuxhetin e vitit 2025”. Gjatë......

Ekuipazhi i stacionit hapësinor të Kinës kthehet në Tokë pas 6 muajsh në hapësirë!
Tre astronautë kinezë u kthyen në Tokë të hënën pas një qëndrimi gjashtë mujor në stacionin hapësinor Tiangong. Ekuipazhi i Shenzhou-18, duke përfshirë......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të jetë në rënie edhe këtë fillim jave pasi është blerë sot me 89.7 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Harris-Trump, në garë për presidencën - Politikat e tyre për çështjet kryesore si inflacioni, abortet dhe emigracioni
Votuesit amerikanë do të përballen me dy alternativa të ndryshme për president në ditën e zgjedhjeve, midis zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris dhe......

Gripi i shpendëve, asnjë person i prekur - Ministria e Bujqësisë: U monitoruan 2304 ferma, karantinohet vatra në fshatin Mëzez
Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,......

Greqia, me uljen më të madhe të taksave në BE - Kryeministri Mitsotakis njofton reduktime të mëtejshme deri në 2027
Greqia pati uljen më të madhe të taksave midis vendeve të BE-së në vitin 2023, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Eurostat, të dhënat tregojnë......