Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët? - BSH: 500 dhe 1000 lekëshi, më të konsumuarat në 2024
Gjatë vitit që lamë pas, më shumë kartëmonedha janë dërguar në sportelet e Bankës së Shqipërisë, për shkak të dëmtimit të tyre fizik. Përpunimi i kartëmonedhave është një proces që kryhet nga Banka e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen fizike dhe vërtetësinë e kartëmonedhave që kthehen nga qarkullimi prej bankave tregtare ose qytetarëve.
Në 2024, Banka e Shqipërisë përpunoi rreth 94.2 milionë copë kartëmonedha, krahasuar me 104.5 milionë copë në vitin 2023. Këto kartëmonedha u kontrolluan për të verifikuar autenticitetin dhe përshtatshmërinë për të vazhduar qarkullimin. Pavarësisht se janë përpunuar më pak kartëmonedha në 2024, shumë prej tyre kanë rezultuar të dëmtuara dhe disa false.
Një tregues i rëndësishëm në këtë proces është "norma e papërshtatshmërisë", e cila tregon përqindjen e kartëmonedhave që konsiderohen të papërshtatshme për qarkullim, për shkak të konsumimit apo dëmtimeve fizike. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, kjo normë arriti 21.5% në 2024, që do të thotë se rreth një në pesë kartëmonedha u klasifikua si e papërshtatshme. Kjo normë është më e lartë krahasuar me vitin 2023, kur ishte 19.3%. Gjatë vitit, këto kartëmonedha janë zëvendësuar gradualisht me kartëmonedha të reja dhe të përshtatshme për qarkullim.
Gjithashtu, një tregues tjetër është koeficienti i qarkullimit të kartëmonedhave, i cili tregon sa shpesh kthehen kartëmonedhat në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Në vitin 2024, ky koeficient ishte 0.6, që do të thotë se mesatarisht, një kartëmonedhë është kthyer më pak se një herë në vit në Bankën e Shqipërisë.
Koeficienti i qarkullimit ndryshon në varësi të prerjes së kartëmonedhës. Kartëmonedhat prej 500 dhe 1,000 Lekësh janë kthyer më shumë se një herë në vit, që nënkupton se ato përdoren më shpesh në transaksione të përditshme dhe janë më të dëmtuara. Edhe 200 lekëshi përdoret më shumë, por materiali i tij prej polimeri e bën rezistent ndaj dëmtimit, grisjes, apo njollosjes. Ndërkohë, prerjet më të mëdha si 5,000 dhe 10,000 Lekë kanë pasur një koeficient më të ulët, gjë që tregon se ato qarkullojnë më rrallë dhe shpesh mbahen për kursime, apo transaksione më të mëdha.
Sondazh

Lëvizje pa pushim në pikat kufitare të Shqipërisë - Mesatarisht 74 persona çdo minutë kanë hyrë, ose dalë nga territori
Për çdo minutë të vitit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë ose kanë dalë mesatarisht 74 persona vendas dhe të huaj, përmes pikave kufitare të vendit. Sipas......

“Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla” - Berisha: Në 100 ditët e para. Do të ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me disa biznese të vogla që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Ai premtoi mbështetje për këtë......

Lëvizja e lirë e punëtorëve, me kufizime për Shqipërinë? - BE: Shtetet anëtare mund të vendosin pengesa të përkohshme. Vendimi, jo përfundimtar
Legjislacioni i Shqipërisë është i përafruar pjesërisht me atë të Bashkimit Evropian në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, shërbimeve, kapitalit dhe......

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati, kontroll mbi 17 mijë vende pune. Mbi 300 masa administrative
Inspektorati Shtetëror i Punës, në kuadër të inspektimeve mujore, në mars ka kontrolluar në total 17 344 vende pune. Por, në kuadër të inspektimeve të......

Kosovë, dështon konstituimi i kuvendit -Kurti jep dorëheqjen para betimit si deputet, por nuk verifikohen mandatet
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Rendi i ditës përfshinte......

Trump “ngrin” 2.2 mld USD për Harvardin - Vendimi vjen pasi universiteti refuzoi ndryshimin e politikave
Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë në grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në vlerën e kontratës shumëvjeçare në......

Përmbytje, stuhi dhe valë të nxehta vdekjeprurëse - Evropa përjetoi pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike në 2024
Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë për Evropën, me temperatura vjetore rekord në pothuajse gjysmën e kontinentit. Raporti i......

Albpetrol nxjerr 10 600 ton naftë - Të dhënat për janar-mars 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 10 600 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 3 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike.......