Çfarë kërkojnë investitorët në 2026? - Fokus te inteligjenca artificiale, teknologjia dhe transparenca

Start Up Albania ka bërë një publikim në rrjetet sociale, ku evidenton kriteret kryesore që investitorët po kërkojnë në vitin 2026, në një kohë kur tregu po bëhet gjithnjë e më selektiv ndaj startup-eve. Sipas këtij publikimi, fokusi është zhvendosur nga idetë teorike drejt vlerës reale dhe produkteve që arrijnë të funksionojnë dhe të pozicionohen në treg.
Një nga pikat kryesore lidhet me përputhjen mes produktit dhe tregut. Investitorët kërkojnë zgjidhje konkrete për probleme reale, të ndërtuara mbi një kërkesë të verifikuar dhe një treg të validuar, që garanton potencial rritjeje dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Po aq e rëndësishme është edhe performanca e matshme e startup-eve. Përdorues aktivë, klientë që paguajnë dhe rritje e qëndrueshme janë treguesit që dëshmojnë nëse një biznes është në rrugën e duhur dhe nëse mund të justifikojë interesin e investitorëve.
Në publikimin e saj, Start Up Albania thekson edhe rëndësinë e teknologjisë dhe inovacionit real. Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe vendimmarrja e bazuar në të dhëna vlerësohen vetëm kur përdoren si mjete funksionale që përmirësojnë eficiencën, optimizojnë kostot dhe krijojnë avantazh konkurrues, dhe jo thjesht si terma trendi.
Një tjetër aspekt që po fiton peshë është qëndrueshmëria dhe ndikimi social e mjedisor. Investitorët po tregojnë interes gjithnjë e më të madh për startupe që integrojnë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe që ndërtojnë modele biznesi me ndikim pozitiv afatgjatë.
Në fund, thelbësore mbeten transparenca dhe cilësia e të dhënave. Raportimi i qartë, treguesit e matshëm të performancës dhe komunikimi i hapur konsiderohen elementë kyç për ndërtimin e besimit mes startup-eve dhe investitorëve, si dhe për sigurimin e financimeve në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Shqipëria, drejt bujqësisë moderne - Hapet rruga ligjore për akuaponinë, aeroponinë dhe hidroponinë
Sektori bujqësor në Shqipëri po hyn në një fazë të re transformimi, si pasojë e nevojës për rritjen e produktivitetit, eficiencës dhe përafrimit me modelet......
Mbi 108 mijë shqiptarë aktivë në tregun e punës në SHBA / Megjithatë, 41.3% e familjeve emigrante përfitojnë nga ndihma sociale e shtetit
Të dhënat e publikuara nga Anketa e Komunitetit Amerikan ofrojnë një panoramë më të thelluar mbi mënyrën se si shqiptarët në Shtetet e Bashkuara janë të......
Vështirësi në qarkullim nga reshjet - ARRSH: Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë problematika në......
Venezuela do të eksportojë naftë në SHBA - Marrëveshja me Uashingtonin arrin në 2 miliardë dollarë
Karakasi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje për të eksportuar deri në 2 miliardë dollarë naftë bruto venezueliane në Shtetet e Bashkuara, tha......
Më shumë kaos në udhëtime - Ndërsa valët e ftohta sjellin më shumë borë në Evropë
Më shumë fluturime do të anulohen, trenat do të vonohen dhe rrugët do të bllokohen nga bora në të gjithë Evropën në ditët në vijim, ndërsa parashikohet që......
Dollari amerikan rikuperon pikë – Dobësohet Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme duke u blerë me 81.8 lekë dhe duke u shitur me 83 lekë......
Epokë e re e blerjeve me inteligjencë artificiale - Si mund të zgjidhen markat nga algoritmet
Përhapja më e madhe e inteligjencës artificiale po i detyron një numër sektorësh të hyjnë në një tranzicion të shpejtë, dhe blerjet nuk bëjnë përjashtim. Një......
Dy euro për të vizituar shatërvanin Trevi - Bashkia e Romës kërkon të menaxhojë flukset e larta turistike
Nga 7 janari, turistët në Romë do të duhet të paguajnë dy euro për të vizituar Shatërvanin e Trevit, por hyrja mbetet falas për banorët. Masa është e fundit......


