Shqipëria Postuar më 10 Dhjetor 2025, 10:04

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – Luhatje të lehta për Frangën zvicerane

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – Luhatje të

Dollari amerikan ka arritur të stabilizohet këtë mëngjes pas një rënie të lehtë por të vazhdueshme që pësoi gjatë këtyre ditëve teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë në raport me dje.

Monedha europiane gjithashtu duket e qëndrueshme mëngjesin e sotëm pasi në raport me një ditë më parë nuk ka ndryshime të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë të mërkurë pasi është blerë sot krahasuar me ditën e djeshme me 102.3 lekë dhe është shitur me 103.3 lekë.

Paundi britanik ndërkaq nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 109.7 lekë dhe duke u shitur me 111 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat