Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2025, 09:00

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes por pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë sot me 96.6 lekë dhe duke u shitur me 97.6 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 103 lekë dhe duke u shitur me 104.2 lekë.

Paundi britanik edhe ai me disa luhatje të lehta të kuotës nuk ka pasur ndryshim të dukshëm nga dje teksa është blerë sot me 110.9 lekë dhe është shitur me 112.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat