Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 10:12

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon e qëndrueshme edhe këtë të mërkurë pasi nuk ka pasur luhatje të vlerës në raport me dje duke u blerë edhe sot me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 103.2 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë nga një ditë më parë.

Paundi britanik ndërkaq ka pësuar zbritje të vlerës sot pasi në raport me ditën e kaluar është blerë sot me 113.7 lekë dhe 3është shitur me 115 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat