Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 09:33

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane edhe pse e ka nisur ditën në bursën europiane në rritje dhe në vlera maksimale prej 3 muajsh në raport me lekun nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 98.8 lekë dhe duke u shitur me 99.5 lekë.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 103.8 lekë dhe është shitur me 104.8 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu e ka nisur këtë mëngjes negativisht teksa është blerë sot me 118.6 lekë dhe është shitur me 119.6 lekë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat