Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2025, 09:34

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Forcohet Franga. Paundi humbet pikë!

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Forcohet

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë nga një ditë më parë duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë.

\Franga zvicerane sakaq ka shënuar një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur një zbritje të kuotës këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 109.1 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat