Shqipëria Postuar më 11 Shtator 2025, 10:27

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Franga!

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen

Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq mbetet relativisht e qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të konsiderueshme nga dita që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 96.6 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq është blerë këtë të enjte krahasuar me një ditë më parë me 102.8 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë duke pësuar kështu një zbritje të vlerës nga dita e mërkurë.

Paundi britanik gjithashtu është dobësuar këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 111.2 lekë dhe duke u shitur me 112.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat