Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2025, 10:13

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Dollari!

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen

Dollari amerikan nuk e nisur ditën pozitivisht pasi është blerë mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë me 82.9 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane edhe pse shënon lëvizje të lehta të vazhdueshme të kuotës nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme as këtë të enjte duke u blerë sot me 97.4 lekë dhe duke u shitur me 98.2 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes duke u blerë sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë krahasuar me një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës këtë të enjte duke u blerë sot në raport ,me ditën e mërkurë me 112.5 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat