Shqipëria Postuar më 13 Prill 2026, 11:01

Çfarë ka ndodhur me bizneset në 5 vite? - Kapitali i huaj dominon nga Italia, ndjek Kosova dhe Greqia

Nga Diamila Leka

Çfarë ka ndodhur me bizneset në 5 vite? - Kapitali i huaj

Sipërmarrja në Shqipëri po fiton terren. Numri i bizneseve të reja në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave për periudhën 2020–2025, viti 2025 rezulton me numrin më të lartë të regjistrimeve, me gjithsej 20 mijë e 765 biznese të reja. Ndërkohë, niveli më i ulët i regjistrimeve është shënuar në vitin 2020.

Në total, gjatë kësaj periudhe pesëvjeçare, regjistrimet e bizneseve të reja janë rritur me 32.7%, duke reflektuar një tendencë pozitive në zhvillimin e sipërmarrjes dhe klimës së biznesit në vend.

Një tjetër tregues i rëndësishëm lidhet me praninë e kapitalit të huaj. Deri në fund të vitit 2025, numrin më të lartë të subjekteve aktive me të paktën një ortak të huaj e mban Italia, me 6358 biznese. Ajo ndiqet nga Kosova me 1609 subjekte, Greqia me 786, Maqedonia e Veriut me 492 dhe Mali i Zi me 75 subjekte.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë edhe për ecurinë e ç’rregjistrimeve gjatë viteve të fundit. Në vitin 2020 janë ç’rregjistruar 4887 biznese, në 2021 ky numër ka arritur në 5105, ndërsa në vitin 2022 ka rënë në 4340. Tendenca rënëse vijon edhe në vitin 2023 me 3329 ç’rregjistrime. Në vitin 2024 numri rritet sërish në 4026, për të pësuar një tjetër rënie në vitin 2025, me 3729 biznese të ç’rregjistruara.

Këta tregues pasqyrojnë një dinamikë të vazhdueshme të tregut, ku rritja e regjistrimeve shoqërohet me luhatje të ç’rregjistrimeve, duke reflektuar sfidat dhe zhvillimet e ekonomisë shqiptare në vitet e fundit.

Shqipëria 13 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse ka humbur pikë përgjatë kësaj periudhe e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me javën e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat