Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2025, 10:03

Çfarë ka ndodhur këtë fillim muaji në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur këtë fillim muaji në tregun valutor?

Dollari amerikan duket se ka ruajtur relativisht vlerat e një dite më parë duke e nisur muajin pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 84.2 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq edhe këtë 1 gusht vijon të mos pësojë luhatje të ndjeshme të kuotës duke ruajtur vlera të qëndrueshme sikurse edhe muajin kaluar duke u blerë sot me 96.7 lekë dhe duke u shitur me 97.7 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu edhe ajo e ka nisur këtë muaj gusht në vlera konstante pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 104.8 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë këtë të premte me 111.4 lekë dhe është shitur me 113 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita dhe muaji i kaluar.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat