Shqipëria Postuar më 25 Janar 2025, 12:11

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet kompjuterike, te krijimi i ekspertëve, cili është fokusi?

Nga Diamila Leka

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet

Durana Technopark është një iniciativë moderne që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes. Në kuadër të mbështetjes strategjike për ndërmarjet e vogla dhe të mesme, parku i Teknologjisë dhe Shkencës “Durana”, do të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa do të nxisë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar.

Por cili është fokusi i Durana Technopark?

Referuar Korporatës së Investimeve Shqiptare, fokusi do të jetë në kërkimin, inovacionin dhe prodhimin në sektorin e teknologjisë. Ndërsa ky teknopark është projektuar për të krijuar një grup ekspertësh të aftë dhe për të shtyrë përpara rritjen ekonomike e cila tejkalon një hapësire biznesi.

Ndërsa aktivitetet e lejuara në Durana Technopark janë dizajni i programeve kompjuterike, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve softuerike, dizajni dhe zhvillimi i sistemeve të komunikimit dhe të sigurisë së IT, konsulenca për inovacion, për auditimet, operacionet, menaxhimin, mbështetjen e përdoruesve dhe trajnimin. Ndërkohë kërkimi dhe zhvillimi janë ndër prioritetet, ku do të ketë kërkim për fushën e komunikimit, zhvillimit inovativ të programeve komjuterike etj.

Ndërsa fuqizimi i inovacionit në parkun e shkencës dhe teknologjisë do të jete edhe përmes bashkëpunimeve duke nisur nga ato të eventeve të rrjetëzimit, përmes fuqizimit të marrëdhënieve akademi-industri si dhe sinergjia industry-qeveri.

Durana Technopark do të vendoset në Xhafzotaj, vetëm 9 km larg qytetit të Durrësit. Një vendndodhje strategjike për shkak të afërisë me Portin e Durrësit si dhe Aeroportin “Nënë Tereza”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat