Çfarë e frenon tregtinë online? - Pagesat, barrierat doganore dhe besimi i konsumatorëve. Propozohen zgjidhjet
Tregtia online, po fiton gjithnjë e më shumë terren në rajon, por sfidat për bizneset mbeten të shumta, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. 7 shoqata të internetit në rajon, kanë artikuluar problematikat kryesore të këtij sektori.
Nga barrierat doganore te pagesat elektronike, si dhe infrastruktura ligjistike, sektori i tregtisë online po kërkon zgjidhje konkrete për të rritur konkurrencën dhe besimin e konsumatorëvë.
Valer Pinderi, Drejtor i Shoqatës E-commerce:
“Po thuajse të gjithë ne kemi të njëjtat probleme. Çuditërisht i njëjti problem që është në Maqedoninë e Veriut, është dhe këtu, edhe në Kosovë. Problemet më të rëndësishme janë ato që duhen qartë si përshembull informaliteti një problem shumë i madh që ndikon gjithë industrinë sepse konsumatori që blen në faqe instagrami që nuk është aspak një biznes online por është thjesht një profil në rrjetet sociale dhe mendon se kjo është industria e shitjes online, e blerjes dhe etregtisë online. Kjo cënon të gjithë industrinë të gjithë ata lojtarë që janë duke bërë punë të madhe, ose janë duke u përpjekur shumë. Aspet tjetër është cash, pra shumica e transaksioneve në Shqipëri bëhen nëpërmjet Cash on Delivery, që është mbi 92%. Edhe kjo e deformon formulën e tregtimit online. Pjesa tjetër që është prapë shumë kritike, edhe mund të theksohet ndër tre më të rëndësishmet është mbrojtja e konsumatorit. Biznesi në internet e ka të gjithën të lidhur nëpërmjet besimit. Edhe nëse nuk ka një institucion, këtu ka një drejtori, ka ligje që në 2008, që produktu mund të kthehet brenda 14 ditëve, por konsumatori nuk e di se çfarë të bëjë me këto të drejta. Mbrojtja e konsumatorit është problemi i tretë që ne kemi nxjerrë.”
Por cilat janë zgjidhjet për rritjen e e-commerce?
“Bankat nuk janë shumë të predispozuara që të përpiqen për këtë gjë, se kanë fitime të larta etj. Janë disa institucione të tjera të pagesës elektronike, të cilët janë shumë të predispozuar të ndihmojnë tregun. Tregu jonë nuk ka nevojë të kalojë të karta e kreditit, por kalon direkt te wallet, processor pagesash por kanë nevojë për vëmendje nga institucionet shtetërore, kanë nevojë për vëmendje nga bizneset që t’i marrin në konsideratë. Kanë nevojë që këto të bashkohen dhe të bëhen bashkë disa fushata, për të treguar sa e thjeshtë dhe komode është që të kryesh transaksione përmes ëallet. Dhe do e kuptojnë shqiptarët që është shumë problematike pjesa e cash. Duket sikur s’ka kosto, por kostot i ka shumë të larta.”
Shoqatat e internetit në rajon, ftojnë bizneset dhe aktorët e interesuar që të propozojnë zgjidhje konkrete, me qëllim që t’i japin prioritet çështjeve kryesore si dhe të zhvillohet tregtia online.
Sondazh

“Gati të furnizojmë SHBA-në me alumin e minerale” - Putin synon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin u ofroi Shteteve të Bashkuara mundësinë për eksplorimin e përbashkët të depozitave të metaleve të rralla të vendit, si dhe......

“Tkurret” yield-i bonove 12-mujore/ Norma fiksohet në 2.77%, por ngadalësohet ritmi i rënies
Në ankandin e fundit të zhvilluar këtë javë për bonot e thesarit me afat maturimi 12- mujor, vihet re një rënie e lehtë e yield-it mesatar në 2.77% nga......

Pronat e konfiskuara në bregdet, zbardhet lista - Mes tyre hotele dhe apartamente luksoze, por nuk mungojnë as bizneset
Pavarësisht se Tirana ka numrin më të madh të pasurive të konfiskuara, pronat luksoze të përfituara në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale janë të......

BE, “armë sekrete” për bisedimet e paqes në Ukrainë? - Mbi 200 mld euro fonde ruse mund të lëkundin ekuilibrat në tryezë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po vepron sikur i ka të gjitha nën kontroll për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por Brukseli ka një as......

Kontroll transaksioneve në zyrat e këmbimit - Tatimet, aksion në 20 subjekte. “Shënjestrohen” 643 të tjera
Paratë cash që qarkullojnë në ekonominë shqiptare janë në fokus të kontrolleve të shumta shtetërore. Administrata Tatimore ka nisur inspektimet për zbatimin......

Rritet numri i mjeteve green në vend - 84% e makinave të reja janë elektrike
Vit pas viti flota e mjeteve në Shqipëri është gjithnjë e më shumë green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për......

“Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane - Analiza e “Deutsche Welle”: A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri?
Jo vetëm Roma, por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën......

Një rrugë e re drejt nënshtetësisë amerikane? - Trump shpall 'kartën e artë' për “vetëm” 5 milionë dollarë!
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja do t'u shesë një "kartë ari" të huajve të pasur, duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në......