Çfarë do të ndodhë me pasuritë e konfiskuara? - Drafti, 50% e aseteve dhe vlerave ripërdoren brenda 6 muajve
Brenda Qershorit 2025, qeveria parashikon që të jetë tërësisht funksionale Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila do të shërbejë si Njësi Kombëtare Koordinuese dhe pikë kontakti rajonale/ndërkombëtare, duke kontribuar në përmirësimin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve.
Në dokumentin “Agjenda e reformave 2024-2027” në kuadër të instrumentit të BE, të publikuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se do të aplikohet për t’u anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Aseteve ose në platformat rajonale /ndërkombëtare të rikuperimit deri dhjetor 2025.
Po ashtu synohet që të paktën 50% e numrit dhe vlerës së pasurive të konfiskuara të ripërdoren (përfshi ripërdorimin social) brenda 6 muajve nga konfiskimi deri në dhjetor 2026.
Sipas të dhënave zyrtare deri më 31 Dhjetor 2023 janë konfiskuar 85 asete apo pasuri të paluajtshme pa barrë ligjore financiare.
Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), do të jetë një strukturë e posaçme qendrore që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e gjurmimit dhe identifikimit të të ardhurave, pasurive ose përfitimeve të tjera pasurore që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.
Për sa i përket bazës ligjore, Shqipëria ka miratua ligjin i referuar si “ligji antimafia”, i cili përmban dispozita për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara. Fitimet nga shitja e pasurive të konfiskuara, vlerat monetare të konfiskuara dhe të ardhurat e tjera kontribuojnë në krijimin e “fondit të konfiskimit”, një pjesë e të cilit përcaktohet si “fondi posaçëm”.
“Fondi i posaçëm” shërben për qëllime të ndryshme, përfshirë dhënien e ndihmës për viktimat e krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe promovimin e programeve sociale për këto kategori dhe kompensimin e viktimave sipas përcaktimeve në vendimet gjyqësore.
Sondazh
Patatja shqiptare nuk “kalon kufirin”! - Shkak, një bakter. Denaj: Presim zhbllokim të eksporteve në 2025-ën
Prej disa vitesh prodhuesit shqiptarë nuk arrijnë të deportojnë në tregjet ndërkombëtare me produktin e patates. Shkak për këtë është një bakter që disa që......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan E ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......
Rreth 4 mld euro qarkullojnë jashtë bankave! - Rekordi historik u regjistrua në kulmin e sezonit turistik
Paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka regjistruar një rritje të lehtë në tetor të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja......
Serbia rikthen energjinë bërthamore - Beogradi shfuqizon ligjin që ndalonte ndërtimin e impianteve
Serbia ka shfuqizuar moratoriumin 35-vjeçar mbi energjinë bërthamore, duke ndryshuar strategjinë e saj të energjisë, ndërsa vendi përballet me kërkesën në......
Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE: Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter......
Kaosi politik i Francës çon për herë të parë kostot e huamarrjes në të njëjtin nivel me atë të Greqisë!
Kriza politike e krijuar në Francë po derdhet në tregjet financiare me kostot e huamarrjes së vendit duke arritur të njëjtin nivel me Greqinë e zhytur në......
Nafta rritet pasi armëpushimi Izrael-Hezbollah u shkel - OPEC+ shtyn takimin
Çmimet e naftës u rritën me gati 1% të enjten në mëngjes, të nxitura nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme pasi Izraeli raportoi shkelje të......
Ku qëndron BE në tregtimin e mallrave me Rusinë?
Tregtia e BE-së me Rusinë është ndikuar fuqishëm që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. BE-ja ka vendosur kufizime të......