Çfarë do të ndodhë me markat “fake” në Shqipëri? - Nga konfiskim malli, tek dënim me burg. Rriten aplikimet e bizneseve shqiptare
Tregjet në Shqipëri janë të tejmbushura me mallra “fake”, që mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe me çmime të kripura duke mashtruar konsumatorët.
Pra qytetarë shqiptarë dhe turistë të huaj mund të bien lehtësisht pre e mashtrimeve duke menduar se blejnë një markë, por në fakt blejnë një mall me cilësi të dobët, nga një tregtar që ka dëmtuar të drejtat e pronësisë mbi kompaninë mëmë.
Por kjo situatë duket se nuk do të vazhdojë për shumë gjatë. Qeveria ka iniciuar disa ndryshime ligjore që synojnë ti japin më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, gjithashtu edhe konsumatorëve.
Drafti parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë.
Nga ana tjetër parashikohen gjoba të kripura dhe dënime penale për abuzuesit.
Ndërkohë, ndërgjegjësimi për të “siguruar” emrin ndaj çdo imitimi apo vjedhjeje është rritur ndjeshëm edhe tek bizneset shqiptare.
Në vitin 2024, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, janë depozituar 1575 aplikime për regjistrim marke.
Një shifër kjo, më e larta të paktën në 4 vitet e fundit dhe me rritje prej 16.8 % krahasuar me një vit më parë.
Sondazh

Takimi Trump dhe Macron: Miqësi, debate dhe dallime të mëdha mbi Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një......

Si e shohin vendet e tjera Shqipërinë? Në sytë e botës jemi më mirë se rajoni, por shënojmë përkeqësim nga vjet
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2025). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Emiratet Arabe, 40 mld USD investime në Itali - Partneriteti fokusohet tek energjia, IA, mineralet kritike
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë 40 miliardë dollarë në Itali, thanë dy vendet në një samit dypalësh në Romë. Kryeministrja italiane......

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro!
Policia e Shtetit informon se në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u......

Kanadaja kundër Elon Musk? – Banorët kërkojnë heqjen e nënshtetësisë së tij!
Të paktën 170,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion parlamentar që kërkon që Elon Musk t'i hiqet shtetësia kanadeze për shkak të rolit të tij në......

SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes për ndarjen e burimeve natyrore të kombit!
SHBA këtë javë do t'i ofrojë Ukrainës një marrëveshje dypalëshe e cila do të garantonte sigurinë e vendit në këmbim të pjesës së përbashkët të burimeve të......

OKB-ja refuzon rezolutën e SHBA-së dhe mbështet thirrjen europiane për tërheqjen e Rusisë nga Ukraina!
Në përvjetorin e tretë të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) refuzoi të miratojë një rezolutë të mbështetur......

Rikonstruksioni i rrugës së Komanit/Rama: Aset i rilindur për veriun dhe aks strategjik për turizmin!
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga inspektimi në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër i kantierit të ri për rikonstruksionin e......