Çfarë depozitash preferojnë shqiptarët?- Individët zgjedhin ato me afat mbi dy vjet. Bizneset i ruajnë kursimet për 1 vit

Kursimet në lekë kanë vijuar rritjen edhe në muajin nëntor. Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat me afat mbi 2 vjet vijojnë të jenë më të preferuarat nga qytetarët, ndërsa ato me afat 3 muaj zgjidhen më pak.
Në nëntor, depozitat pa afat janë regjistruar në 55.6 miliardë lekë, ndërsa ato me afat në 378 miliardë lekë, një rënie prej 0.4% për këto të fundit në krahasim me muajin paraardhës. Kursimet që kanë kontribuar më tepër në rënien e totalit të depozitave me afat kanë qenë ato të ruajtura deri në 1 muaj, 3 muaj dhe 2 vjet.
Ndërkohë që depozitat me afat mbi 2 vjet, 1 vit dhe 6 muaj, kanë pësuar rritje gjatë muajit nëntor. Konkretisht, vlera e depozitave me afat mbi 2 vjet ka arritur në 168 miliardë lekë, shifër rreth 0.4% më e lartë se në muajin pararendës. Nëse bëjmë një krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar, depozitat me afat rezultojnë me një rritje prej 4.6%, ndërsa ato pa afat me 4.2%.
Po për bizneset, cilat kanë qenë depozitat që kanë shënuar rritjen më të madhe?
Për sa i përket bizneseve, depozitat me afat 1 vit vazhdojnë të jenë më të preferuarat, megjithëse vlera e tyre nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm në krahasim me muajin tetor, duke u fiksuar kështu në shumën e 5.7 miliardë lekëve. Depozitat me afat 1 muaj, 3 muaj, 2 vjet dhe mbi 2 vjet, kanë qenë ato që kanë shënuar rënien më të madhe.
Sondazh

Tirana lidh Evropën si kurrë më parë- Biletat e lira nga kompanitë ajrore po nxisin rritjen e fluturimeve
Itali, Gjermani, Austri e deri në vendet nordike – këto janë disa nga destinacionet kryesore të udhëtarëve nga Tirana gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga......

Investime të shumta në shëndetësi -Rama: Është rritur performanca e sistemit publik shëndetësor.
“Investime të shumta janë kryer edhe në sektorin e shëndetësisë, ndërsa autonomia spitalore ka vazhduar të implementohet. Ka ndryshuar sistemi nga brenda në......

Energjia dhe infrastruktura, në qendër të vëmendjes -Rama: 15.3% rritje të kapacitet prodhues të vendit
Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet e kryera në energjetikë dhe infrastrukturë.“15.3% rritje të kapacitet prodhues të......

“Aeroporti i Rinasit, më i madhi në rajon” -Rama: Mbi 10 milionë pasagjerë, duke tejkaluar Beogradin
“Aeroporti i Rinasit tashmë është më i madhi në rajon. Kemi përmirësuar infrastrukturën për udhëtimet në ajër. Sot jemi në një stad të ri, ku në aeroportin e......

“Administrata publike, paga konkurruese”-Rama: Jemi në vendin e parë në rajon për prokurimet publike
“Administrata publike, paga konkurruese. Jemi në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, ku Shqipëria ka 80 pikë. Andaj, mbështetja e administratës kyçe......

“Zhdukëm radhët dhe ryshfetet në sportele” - Rama: Me anë të eAlbania reduktuam informalitetin
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për luftën kundër korrupsionit. “Zhdukëm radhët dhe rryshfetet në sportele,......

“Shqipëria, nxitëse e Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit” - Rama: Deri në vitin 2027, do të marrim 1 mld euro nga plani i rritjes
“Me 16 maj do presim Samitin e Komitetit Politik Europian. Do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian.......

Kredia për ekonominë, me rritje në Nëntor/ Totali arriti në 824.4 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se në Tetor
Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......