Shqipëria Postuar më 23 Maj 2026, 10:25

Falsifikimi i monedhave, rriten procedimet penale/ Kryeson Tirana, Vlora dhe Fieri. Profili i të pandehurve

Nga Elisabeta Dosku

Falsifikimi i monedhave, rriten procedimet penale/ Kryeson Tirana, Vlora dhe

Falsifikimi i monedhave është një vepër penale që vijon të ndodhë në vendin tonë, pavarësisht pasojave që sjell.

Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025 rezulton rritje e numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale “Falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë” në krahasim me vitin 2024 nga 37 në 38 dhe rritje nga 10 në 13, të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë.

Në lidhje me të pandehurit,  pavarësisht rritjes së numrit të procedimeve, për këto grupvepra penale vihet re një ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2024 nga 15 në 12, rritje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë nga 11 në 21 dhe rritje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata nga 7 në 18 përkundrejt vitit 2024.

Sa i takon karakteristikave të të pandehurve, rezulton se  nga të pandehurit 95,8 % janë meshkuj madhorë dhe 4,2 % janë femra;  30,4 % e të pandehurve janë me arsim deri 9-vjeçar,  52,2 % me arsim të mesëm dhe 17,4 % me arsim të lartë. 46,7 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat, 26,6 % në sektorin shtetëror dhe 26,6 % të papunë.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, 95,6 % e të pandehurve rezultojnë të padënuar më parë.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike, numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për falsifikimin e monedhave dhe letrave me vlerë është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë Tiranë 45% e numrit total të procedimeve, Vlorë 18 %, Fier 10 % të numrit total të procedimeve të regjistruara, etj.  Ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Dibër, Durrës, Kukës dhe Berat ku nuk është regjistruar asnjë procedim për falsifikimin e monedhave dhe letrave me vlerë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat