Shqipëria Postuar më 1 Dhjetor 2025, 12:53

Falje gjobash për bizneset e turizmit - Hajdari: Përjashtohen subjeketet që kanë 2-3 ndëshkime

Nga Diamila Leka

Falje gjobash për bizneset e turizmit - Hajdari: Përjashtohen

Autoritetet e inspektimit në sektorin e turizmit njoftuan një masë të re që synon të falë gjobat për subjektet që janë gjobitur për herë të parë.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e reformës për të lehtësuar barrën për bizneset e turizmit dhe për të krijuar një sistem më të drejtë dhe të qartë inspektimesh. Nga falja përjashtohen vetëm ato subjekte që janë gjobitur më shumë se një herë, duke garantuar që masa të ndikojë vetëm tek rastet e para të shkeljeve.

Shkëlqim Hajdari Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror:

“Nga data 13 maj, edhe deri sot, kush ka marrë inspektime dhe ka marrë gjoba, nga inspektorët, në kundërshtim me udhëzimet të dhëna nga ana ime, janë gjoba të paligjshme për inspektimet. Do shqyrtohen nëse janë për herë të parë. Nëse pas datës 13 maj që ka hyrë ligji i ri për inspektimet, dhe inspektimi është hera e parë.”

Përveç faljes së gjobave, autoritetet po krijojnë një inspektoriat të veçantë për turizmin, që do të ketë kompetenca të gjera dhe do të mbikëqyrë respektimin e ligjit, por edhe menaxhimin e mjedisit dhe koordinimin me autoritetet shtetërore.

“Ne do krijojmë një inspektoriat vetëm për turizmin. Në Shqipëri parashikohet në ligj, një inspektoriat për turizmin, po me një qasje krejtësisht të re. Jo inspektoriat për turizmin për të qenë barrë për turizmin kur në krye të turizmit janë baret, restorantet, hotelet, bujtinat, por një inspektoriat që të jetë xhandar, ruajtës edhe i autoriteteve shtetërore kur japin leje, të menaxhojnë mjedisin, duhet të menaxhojnë plehrat e kështu me radhë.”

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat