Falja e gjobave, çfarë duhet të dinë qytetarët? - 4 penalitetet që fshihen nga koha e COVID, ja kur kërkohet aplikim
Të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura nga shteti gjatë periudhës 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024, të cilat nuk janë ekzekutuar, do të fshihen automatikisht.
Por çfarë duhet të dinë më shumë qytetarët. “Altax” detajon vendimin e qeverisë dhe masat administrative që do të falen.
Por kush përfiton nga kjo masë? Kjo amnisti përfshin individë, biznese dhe institucione publike/jopublike, në rastet kur kanë kryer: Ndërtime pa leje për banim individual në zona rurale; Aktivitet bujqësor, grumbullim dhe ruajtje produktesh; Tregti dhe shërbime në mjedise të vogla ekonomike; Objektet që nuk cenojnë pronën publike, parqet kombëtare apo interesin publik.
Po ashtu përfitojnë qytetarët që kanë kryer shkelje të rregullave gjatë pandemisë COVID-19, të vendosura në vitet 2020–2021, për: Qarkullim pa leje; Mosmbajtje maske; Ushtrim aktiviteti jashtë orareve të lejuara; Mosrespektim të karantinës .
Çfarë përfitohet konkretisht?
Fshirje automatike nga regjistrat financiarë e tatimorë për të gjitha masat e mbetura pa ekzekutim; Asnjë detyrim për pagesë të gjobave të përfshira në listën përkatëse; Pastrim i historikut administrativ, duke shmangur penalitete të mëvonshme; Mundësi më të lehta për të përfituar nga legalizimet, aplikimet për kredi, subvencione, ose projekte të mbështetura nga shteti.
Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?
Nëse janë përfitues automatik, nuk nevojitet asnjë aplikim – institucionet përkatëse do të përgatisin listat e fshirjes brenda 15 qershorit 2025.
Nëse nuk figurojnë në listë, duhet të kërkojnë verifikim pranë institucionit përkatës (bashkia, inspektorati, tatimet etj.) dhe duhet të dorëzojnë një kërkesë me dokumentacion mbështetës, për të përfituar brenda afatit 15 janar 2026.
Fshirja e masave përfundon deri më 15 janar 2026.
Sondazh

Vendet e G7 “shmangin” tarifat - Premtojnë reduktimin e çekuilibrave ekonomikë globalë
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga Grupi i Shtatë demokracive i fshehën dallimet e tyre duke u zotuar të adresojnë "çekuilibrat e......

“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë - Në katër muaj, rreth 2.56 milionë shtetas shqiptarë dolën jashtë vendit
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria po përjeton një dinamikë të re të mobilitetit, ku shqiptarët po eksplorojnë botën gjithnjë e më shumë. Sipas......

Apple rrit çmimet e shkëmbimit për iPhone në Kinë - Masa synon të nxisë kërkesën në ekonominë e dytë botërore
Apple po u ofron njerëzve në Kinë më shumë para kur kthejnë pajisjet e tyre të vjetra dhe blejnë një iPhone të ri, me qëllim që të rrisë shitjet në tregun e......

SHBA fton zyrtarët aziatikë në Alaskë - Në fokus, projekti i gazit të lëngshëm prej 44 miliardë USD
Shtetet e Bashkuara kanë ftuar zyrtarë nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani në Alaskë për të diskutuar disa projekte, duke përfshirë një tubacion të gjerë......

Balluku: Nga nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli Llogarasë! Pa pagesë deri më 15 shtator
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherësh zv.Kryeministrja e vendit Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se duke nisur nga......

“2025 do të jetë viti i uraganeve” - Shkencëtarët amerikanë parashikojnë sezon stuhish mbi nivelet normale
Shkencëtarët e qeverisë amerikane presin një sezon uraganesh mbi normalen në vitin 2025, duke prodhuar tre deri në pesë uragane të mëdha me erëra të......

Ulen faturat e energjisë për familjet britanike - Rregullatori Ofgem njoftoi reduktimin e çmimeve me 7%
Miliona familje britanike do të shohin fatura më të ulëta të energjisë që nga korriku, pasi rregullatori Ofgem tha se çmimi maksimal do të reduktohet me......

“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për......