Falen 30 mln euro gjoba për bizneset që paguajnë sigurimet - Detyrimet e akumuluara të punonjësve duhen paguar deri në fund të vitit

Bizneset do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese të marrë ndër vite për mospagimin në afat të sigurimeve shoqërore të të punësuarve, nëse plotësojnë kushtin për ti paguar detyrimet e prapambetura deri në fund të këtij vitit.
Referuar ligjit i cili hyri në fuqi në Janar, "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë", gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, do të fshihen, por përsëri detyrimi për kontributin do të mbetet.
Ndërsa në nenin 6 citohet se “Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.
Pra e thënë ndryshe, nëse bizneset apo institucionet publike që kanë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të të punësuarve, marrin përsipër ti shlyejnë brenda këtij vitit, do të dalin nga lista e debitorëve dhe nuk do të paguajnë penalitete.
Referuar një raporti më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit detyrimet që kanë bizneset ndaj punonjësve për sigurimet shoqërore të papaguara arrijnë në rreth 20 miliardë lekë apo 200 milionë euro. Numri i subjekteve debitorë rezulton në rreth 120 mijë biznese. Në total, detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore për vitin 2024 përfshijnë 17.18 miliardë lekë principal, 2.08 miliardë lekë gjoba dhe 968 milionë lekë interesa, duke çuar vlerën e përgjithshme të borxhit në 20.2 miliardë lekë. Ndërsa 79.6 milionë lekë apo rreth 800 mijë euro janë detyrime të prapambetura të pushtetit qendror dhe vendor.
Më këtë iniciativë, qeveria synon të lehtësojë bizneset dhe të rrisë arkëtimet në buxhet.
Rrëshqitje në aksin Librazhd–Pogradec, kufizohet trafiku/ ARRSH: Do merren masa për realizimin e një korsie provizore
Segmenti Librazhd–Pogradec, në zonën e njohur si Arrat e Gurrës, po përballet me thellim të çarjeve në trupin e rrugës, çka ka detyruar ndërhyrjen emergjente......
Akreditohet Laboratori Qendror i Testimit të Farave, sipas standardit ndërkombëtar
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot në Laboratorin Qendror të Testimit të Farave, pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve,......
“Trump, rol vendimtar në përfundimin e konfliktit në Gaza”/ Rama, në themelimin e “Bordit të Paqes”: Po kryhet padrejtësi për Kosovën
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” të zhvilluar në Uashington. Në fjalën e tij ai u ndal në rolin e këtij......
Themelohet “Bordi i Paqes”/ Trump: U kemi dhënë fund luftërave 32-vjeçare, por kemi ende punë për të bërë
Në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” që po zhvillohet në Uashington, presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh se ky Bord është gjëja më e......
Sektorët financiarë dhe Real Estate, në zgjerim/ Bizneset në këto fusha regjistrojnë rritje me 13.5%
Eurostat ka publikuar së fundmi statistika të reja në lidhje me hapjen e bizneseve në vendet e Europës, duke analizuar ecurinë e regjistrimeve të reja sipas......
Parku diellor i Spitallës, në operim brenda 2027-ës/ Centrali i dytë më i madh në vend, ERE i vendos kusht në licencën e prodhimit
Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti......
Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat......
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......


