Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2026, 14:44

Falen 1.95 milionë euro detyrime - DPT: 651 tatimpagues përfituan gjatë gushtit nga falja automatike

Nga Edel Strazimiri

Falen 1.95 milionë euro detyrime - DPT: 651 tatimpagues përfituan

Gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues kanë përfituar nga falja automatike e detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 1.95 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thekson se procesi vijon dhe synon t’u japë bizneseve më shumë hapësirë për të vijuar aktivitetin dhe për t’u rritur brenda kuadrit ligjor.

Tatimpaguesit që plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj mund të përfitojnë nga këto lehtësi, nëse përmbushin detyrimet përkatëse brenda dhjetorit 2026.

Administrata Tatimore e konsideron këtë mekanizëm një mundësi për bizneset që përballen me vështirësi financiare, duke synuar njëkohësisht formalizimin dhe vijimin e aktivitetit të tyre.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat