ExportON 2026, Salla: Synojmë që në 2030 të kemi 1 miliard USD eksporte bujqësore

Ministri i Bujqësisë tha në prezantimin e platformës EksporOn se dikasteri I tij ka si synim që deri në vitin 2030 të kemi 1 miliard USD eksporte bujqësore. Sipas tij synimi është që ta “bëjmë Shqipërinë dhe produktin shqiptar një histori suksesi që lexohet në etiketë dhe provohet në treg Made in Albania”.
Fjala e ministrit Andis Salla
Përshëndetje të gjithëve,
Përshëndetje AIDA, përshëndetje për këtë takim që bën bashkë të gjithë bizneset, të gjithë ata që eksportojnë, sidomos në bujqësi dhe agropërpunim, ku potenciali është i madh, por edhe standardet janë më kërkuese se kurrë.
ExportON vendos në një tryezë të vetme: politikat e eksportit, financimin, standardet, promocionin dhe pengesat reale të sektorit privat.
Sot, eksporti nuk është thjesht shitje jashtë vendit; është besueshmëri, certifikim, dhe mbi të gjitha garanci për konsumatorin.
Raporti i eksportit sot ka arritur në 1 me 3 krahasuar me raportin 1 me 7, 10 vite më parë.
Ne kemi synimin që të arrijmë në raportin një import dhe dy eksport.
Eksportet tona shtrihen në 80 shtete, dhe BE-ja mbetet partneri kryesor, me rreth 58% të vlerës totale të eksporteve bujqësore.
Struktura e eksporteve tregon ku jemi të forte, ku zarzavatet zënë peshën më të madhe në sasi dhe vlerë të ndjekura nga peshku e produktet e detit.
Kjo do të thotë që jemi në rrugën e duhur, sepse në BE të hapet dera vetëm kur ke standard, kontroll, dokumentacion dhe produkt të sigurt.
Aktualisht ne po punojmë në disa drejtime paralele:
Me përafrimin e plotë të legjislacionit me atë të BE-së me synim finalizimin e transpozimit ligjor deri në 2027 dhe konsolidimin e kontrollit zyrtar në nivel qendror e rajonal brenda 2026.
Si dhe digjitalizimin e kontrollit ushqimor i cili do të mundësojë monitorim të vazhdueshëm, standardizim të dhënash në kohë reale, që i shërben njëkohësisht konsumatorit dhe eksportuesit.
Në këtë linjë investimet në rrjetin laboratorik, modernizimi i laboratorëve rajonalë dhe forcimi i pikave të inspektimit kufitar të cilat janë thelbësore për besueshmërinë e analizave dhe lehtësimin e procedurave të eksportit.
Synimi ynë i Bujqësisë 2030 është që eksportet bujqësore dhe të shkojnë në 1 miliard USD në 2030.
Por për tu rritur Eksporti kërkohen dhe investime.
Prandaj, përmes skemave kombëtare dhe sëshpejti edhe nëpërmjet IPARD, ne do të mbështesim modernizimin e fermave dhe kapaciteteve të përpunimit.
Për vitin 2026 janë planifikuar rreth 2 miliard lekë mbështetje investimi, me grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe instrumente financiare përmes Fondit të Garancisë Sovrane për subjektet agropërpunuese, pra një paketë e integruar mbështetjeje.
Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë sistemin e standardeve dhe infrastrukturën…
Ndërsa ju si sektor privat, duhet të investoni në cilësi, certifikim, organizim, sepse eksporti është maratonë, jo sprint.
Dhe bashkë, duhet ta bëjmë Shqipërinë dhe produktin shqiptar një histori suksesi që lexohet në etiketë dhe provohet në treg Made in Albania.
Shumë faleminderit!
Ibrahimaj: Eksportet dhe prodhimi vendas, në qendër të modelit të ri të zhvillimit ekonomik
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama, mori pjesë në konferencën “Eksport On”, ku prezantoi vizionin......
ExportOn 2026, Rama: Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE, mbështesim eksportet
Kryeministri Edi Ramna ishte sot në prezantimin e platformës ExportOn, ku premtoi mbështetje për eksportuesit dhe kërkoi përshtatjen e këtij sektori me......
Fushatë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të dhënave personale në shkolla - Komisioneri: Mbrojtja e të dhënave, investim për të ardhmen
Në ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave, nxënës së Shkollës së Kuqë në Tiranë vizituan Zyrën e komisionerit për të mësuar më shumë mbi mbrojtjen e......
Besmir Beja në krye të Doganave - Këshilli i Ministrave miraton ndryshime në drejtimin e institucioneve shtetërore
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Ministrave ka miratuar një seri emërimesh dhe lirim nga detyra në krye të disa strukturave shtetërore. Ndryshimet......
“Granti i performancës thellohet në 2026-ën” - Demo: Bashkitë që performojnë më mirë do të financohen më shumë
Gjatë vitit 2026, granti i performancës do të thellohet. Kështu deklaroi ministri i shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo gjatë një konference me......
Prodhimi i energjisë elektrike, 8 mln mWh - ERE: Të dhënat paraprake të operatorëve të rrjetit, miratohet dhe tarifa për Garancinë e Origjinës
Sasia e energjisë elektrike e prodhuar gjatë vitit 2025 përllogaritet në rreth 8 mln mWh, sipas Entit Rregullator të Energjisë, bazuar në të dhënat paraprake......
Në 2025-ën, mesatarisht 4 aksidente rrugore në ditë/ Lezha dhe Gjirokastra, me numrin më të lartë në raport me popullsinë
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për vitin 2025, në vendin tonë kanë ndodhur 1,375 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një ulje të......
Bonot e thesarit, sa interes ka për të investuar? - Yield-i mesatar i ponderuar zbret në 2.4%, minimum historik
Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......


