"Evropa fillon këtu", Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën ditën e sotme një cikël bashkëbisedimesh me fokus Evropën, me studentë dhe pedagogë të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Fokusi i këtij turi që do të vijojë në të gjithë Shqipërinë është dialogu për procesin e integrimit dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane nën titullin: “BE dhe Ti – Evropa fillon këtu”.
Sipas Ministrit Hoxha, ky lloj dialogu ka një rëndësi të veçantë sepse "teksa takimet zhvillohen më së shumti në Bruksel, reformat realizohen këtu, në Shqipëri".
"Monitorimi kryhet atje, por ndikimi ndihet këtu; disa nga vendimet më të rëndësishme merren atje, por rezultatet mbeten këtu, tek qytetarët tanë", tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, Bashkimi Evropian është kantieri ynë i madh, ku secili prej nesh ka një rol.
"Është një histori që po e shkruajmë së bashku, çdo orë e çdo ditë, me punë, përkushtim dhe besim tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë", theksoi Ministri Hoxha.
Në takimin me magjistratët e rinj, Ministrja Pirdeni u ndal në rolin thelbësor që do të ketë magjistrati në momentin që Shqipëria bëhet anëtare e BE.
"Sot magjistrati që do të dalë nga kjo shkollë, do të rritet dhe do të zhvillohet profesionalisht jo vetëm në bazën e një profili kombëtar, do të duhet që të projektohet në kualitetin e një gjyqtari që duhet të zbatojë legjislacionin evropian", deklaroi Pirdeni.
Sot, sipas Pirdenit, nuk matemi me besueshmërinë e reformës, por me besueshmërinë e sistemit në praktikë, me eficencën, me konsolidimin e pavarësisë dhe të cilësisë së drejtësisë.
“Shqipëria, sovranitet energjetik deri në 2030” - Karakaçi: Po punojmë me ndërkombëtarët që të krijojmë një fond financimi dhe eficience energjie
Deri në vitin 2030 synohet që Shqipëria të mos varet më nga importi i energjisë dhe të krijojë kështu një sovranitet energjetik. Kështu është shprehur......
“Shqipëria, ofertë shumë të mirë turistike” - Gonxhja: Lufta në Lindjen e Mesme po shton vizitorët
Lufta në Lindjen e Mesme mund të rrisë turizmin në Shqipëri. Kështu deklaroi ministri I Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një konferencë për......
Zbehet interesi për titujt e qeverisë - Investimet e qytetarëve në tregun primar zbritën në 23.8 miliardë lekë gjatë 2025
Gjithnjë e më pak qytetarë po shfaqin interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 2025......
Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë
Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës. Nga një vëzhgim i......
“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet, kursehen mbi 672 mln lekë nga buxheti
Gjatë vitit 2025, institucionet publike kanë vijuar të shpallin fitues në tenderë operatorë ekonomikë me oferta më të larta, duke rrezikuar rritje të kostove......
Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë......
“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” - Eksportuesit: Të merren masa, euro dhe lufta po fundosin sektorin
Efektet e kursit të këmbimit si dhe situata në Lindjen e Mesme e kanë futur sektorin e veshjeve dhe këpucëve në një krizë të rëndë e cila po sjellë humbje të......
Shqipëria “tërheq” më pak BE, por më shumë rajon/ Ndërmarrjet e huaja në vend. Italia bie në numër, por jo në fuqi
Në vitin 2024, harta e kapitalit të huaj në Shqipëri shfaq një zhvendosje të dukshme të peshës nga vendet e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe......


