Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2025, 11:10

Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama: Planifikohet hapja e një universiteti të ri në Fier

Nga Fabjona Pasho

Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama:

 

Kryeministri Edi Rama nga ambientet e QSUNT, prezantoi këtë të shtunë ministren e re të shëndetësisë, Evis Sala. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi figurën e Salës dhe arritjet e saj si akademike dhe drejtuese e disa universiteteve më të njohura të botës.

Më tej, Rama shprehu edhe ambicien e tij për shëndetësinë 2030 dhe njoftoi se po planifikohet hapja e një universiteti në Fier dhe bashkëpunimi me një ndër kompanitë e njohura në fushën e Inteligjencës artificiale në shërbim të shëndetësisë.

Ndërkaq, Sala renditi sfidat që e presin, duke vënë theksin tek rimbursimi i barnave onkologjike. E pranishme në ceremoninë e prezantimit ishte edhe ish-ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila i dorëzoi stafetën pasardhëses, ndërsa shprehu mirënjohjen për bluzat e bardha.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...