Eventi kryesor i vitit për bizneset - AIDA organizon ‘Match Maker Albania 2025’!
AIDA njofton se do të organizoj eventin Match Maker Albania 2025, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioniti, cili është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investime vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit tonë dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani globale.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve do të bashkohen në një vend:
+500 Investitorë ndërkombëtarë;
+200 Investitorë shqiptarë;
+30 Eksportues shqiptarë;
+20 Shtete të përfaqësuara nga institucione dhe biznese;
+30 Projekte private dhe shtetërore për të investuar;
+10 Institucione shtetërore shqiptare;
Pjesëmarrja e eksportuesve shqiptarë në Match-Maker Albania 2025 paraqet një mundësi të shkëlqyer për zgjerimin e tregjeve dhe krijimin e lidhjeve strategjike me blerës dhe partnerë ndërkombëtarë. Përmes takimeve B2B të strukturuara, bizneset eksportuese do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur investitorësh dhe biznesesh të huaja, duke forcuar praninë e tyre në tregjet globale dhe duke kontribuar në rritjen e eksporteve shqiptare.
Lidhuni me partnerë të rinj, zgjeroni tregun dhe eksploroni mundësi investimi duke qenë pjesë e ngjarjeve të këtij eventi si:
✅️Takime B2B & B2G
✅️ Panair me produktet “Made in Albania”
✅️ Panele me ekspertë të njohur
✅️ Podcast & media room
✅️ Workshop-e me produkte shqiptare
✅️ Social events & kulturë
Bashkohuni me liderët e tregut dhe bëhuni pjesë e së ardhmes së biznesit shqiptar! Eventi mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Enterprise Europe Network Albania.
Sondazh

Lista e Projekteve Kombëtare, përcaktohen kritere të reja - Propozuesit për koncesione duhet të dorëzojnë paraprakisht studimet e fisibilitetit
Projektet e reja të investimeve publike duhet të plotësojnë disa kritere shtesë që të përfshihen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi......

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010, ka dyfishuar praninë në tregun botëror
Konkurenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor? – Dobësohet Paundi ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 91.1 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë në raport me ditën e djeshme sipas......

Miratohen kompensimet për policët e emëruar larg vendbanimit, ja cilat janë përfitimet
Qeveria ka miratuar në mbledhjene kësaj të enjteje kritereet e procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, në rastet e largësisë së punës......

Vendimi i Qeverisë, central fotovoltaik në Aeroportin e Kukësit
Në mbledhjen e kësaj të enjtje Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik për vetëprodhim të energjide elektrike në territorin e Aeroportit të......

Ndryshime në qeveri, Andi Memeti zgjidhet zv/ministër i Financave
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës emërimin e zv/ministrit të ri të Financave. Ai është Andi Memeti, një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e......

Konkurrenca globale në eksporte, Kina ka hegjemoninë-Nga viti 2010, Kina ka dyfishuar praninë e saj në tregun botëror
Konkurrenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......

Komunizëm me Bitcoin, Koreja e Veriut: Jemi të tretët në botë-Me anë të hekerimit u krijua rezerva më e madhe pas SHBA e UK
Autoritetet që kanë identifikuar hakerat nga Koreja e Veriut si ata që fshiheshin pas shumë sulmeve të fundit kibernetike në kriptomonedha, vlerësojnë se......