Shqipëria Postuar më 8 Janar 2026, 11:42

Evakuim i menjëhershëm i banorëve - Ministri Vengu nxjerr urdhërat për Novoselën, Ferrasin. Probleme edhe në Durrës

Nga Diamila Leka

Evakuim i menjëhershëm i banorëve - Ministri Vengu nxjerr

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Novoselës, njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit, si dhe të njësive administrative Sukth dhe Katund i Ri në bashkinë e Durrësit. Këto vendime vijnë si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

“Sapo përfunduam një mbledhje koordinimi, në komitetin e emergjencave të Vlorës, me drejtimin e prefektes dhe kryetares së bashkisë dhe me prezencën e Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile. Kemi bërë planin e masave, sidomos për tre fshatrat kryesore që kanë rrezikshmëri në këto momente në grykëdrejdhen e Vjosës, dhe Novoselë dhe sëbashku me kryepleqtë të institucioneve qëndrore  dhe drejtoritë rajonale kemi rakorduar situatat që duhet të dislokohen menjëherë, qoftë nga pikëpamja e shërbimeve parësore, shërbimeve shëndetësore sikundër dhe mjekët, ekskavatorët, fadromat që janë dislokuar në terren për të frenuar për aq sa mundemi në këto momente, siç e dini kuotat maksimale janë arritur të Vjosës në këto momente dhe na duhet patjetër të sigurojmë mbarëvajtjen dhe të ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme për banorët e zonës, siç e kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe."

Evakuimet do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut përkatës dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) dhe gorcat e Armatosura.

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat