Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2024, 14:32

Eurosig, degë në Mitrovicën e Veriut - Industria e sigurimeve “guxon” të kapërcejë barrierat e ngritura nga politika

Nga Ernilda Luzi

Eurosig, degë në Mitrovicën e Veriut - Industria e sigurimeve

Industria e sigurimeve guxon të kapërcejë barrierat e ngritura nga politika dhe gjeopolitika në Veriun e Mitrovicës.

Nga sot hapi dyert dega më e re e kompanisë së sigurimeve Eurosig, e cila do t'u vijë në ndihmë afro 100 mijë banorëve të Mitrovicës, bizneseve dhe institucioneve publike.

Asnjë kompani e sigurimeve të Kosovës nuk ka ushtruar deri më tani aktivitet në pjesën veriore të Mitrovicës.

Eurosig është kompania e parë që nis aktivitetin në qytetin e njohur të minatorëve dhe rrokut.

Kompania Eurosig prej shumë vitesh ushtron aktivitetin në Kosovë dhe ka shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës me 30 zyra shitje dhe mbi 200 punonjës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat