Eurobondi rriti me 5.3% borxhin e jashtëm bruto - BSH: Shumica e detyrimeve janë afatgjata. Nuk ndryshon raporti me PBB
Aktualisht, Shqipëria ka 10,677 miliardë euro borxh të jashtëm. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto u zgjerua me 535.5 milionë euro në tremujorin e parë të 2025.
Sipas statistikave zyrtare, borxhi i jashtëm rezulton të jetë rritur me 5.3% në periudhën janar-mars. Në të njëjtën kohë, efekti i kursit të këmbimit përllogaritur të monedhës euro kundrejt monedhave përbërëse në emërimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj botës vlerësohet negativ në rreth - 83 milionë euro, si dhe ndryshimet e tjera nga ri-klasifikimi vlerësohen pozitive, respektivisht në rreth 500 mijë euro.
Rreth 88% e borxhit rezulton të jetë afatgjatë, ndërsa 12% është afatshkurtër. Borxhi publik ka zgjeruar detyrimet në afatgjatë, si rezultat i emetimit të Eurobondit. Në shkurt të këtij viti, Ministria e Financave emetoi një Eurobond prej 650 milionë eurosh. Emetimi i tij ndikoi në rritjen e borxhit publik të jashtëm, duke dhënë kështu edhe kontributin më të madh në rritjen e borxhit të jashtëm bruto.
Për sa i përket borxhit të jashtëm afatgjatë sipas instrumenteve, huatë vijojnë të kryesojnë në masën 45% të totalit. Nga ana tjetër, instrumentet financiare në formën e monedha dhe depozita, si dhe kreditë tregtare dhe paradhëniet zënë përkatësisht 31% dhe 49% të tepricës së borxhit afatshkurtër.
Në fund të marsit, borxhi i jashtëm bruto ishte në nivelin 41.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), i njëjtë me fundin e vitit 2024.

“Dy orë pushim për faljen e xhumasë” - Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës
Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë. Këto......

Nevoja për rinovimin e godinave - Sektori rezidencial ka gjurmë të ndikimeve në mjedis
Teksa ligji “Për performancën energjetike në ndërtesa” kërkon rikonstruksionin masiv të godinave ekzistuese, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se......

Turistët e huaj apo shqiptarët, kush shpenzon më shumë? Tremujori i parë sjell rekorde të reja, të ardhurat kapin 874 milionë euro
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord në......

Britania investon për sigurinë detare - Mbi 8 mld dollarë për të zgjeruar flotën e nëndetëseve
Britania do të investojë 8.13 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e ndërtimit të nëndetëseve, duke mbështetur firma si grupi i mbrojtjes BAE Systems......

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do të merret nga gazsjellësi TAP
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric” në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......

Kursim energjie dhe përfitime mjedisore - Duhet rikonstruksion për 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745......

Bota zgjeron investimet për “IA” - Shitjet globale të çipeve shënojnë rreth 23% rritje
Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (SIA) ka njoftuar se shitjet globale të gjysmëpërçuesve ishin 57.0 miliardë dollarë gjatë muajit prill 2025, një rritje......

Sa afër është ekonomia shqiptare me atë të BE? - OECD: Të tretët në rajon për sa i takon konvergjencës. Kryesojmë në hidroenergji
Shqipëria renditet e treta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor për sa i përket konvergjencës së përgjithshme me Bashkimin Evropian. Që prej viteve......