Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2025, 15:05

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i suksesshmi i emetuar deri më tani

Nga Elisabeta Dosku

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i

Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

Sipas Ministrisë së Financave, ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010 dhe suksesi i këtij emetimi i referohet disa aspekteve të rëndësishme dhe në radhë të parë kërkesës shumë të lartë të investitorëve, duke bërë të mundur një ulje të konsiderueshme të normës së interesit (yeild-it) përgjatë tregtimit me 50 pikë bazë, nga norma fillestare prej 5.5%.

Për vendin tonë, specifikisht mund të vlerësohet marzhi më i ulët se në çdo dalje në eurobond më parë, që përbën një element të rëndësishëm të normës së interesit, apo siç quhet në terminologjinë e tregjeve financiare “spread-i”.

Numri maksimal i investitorëve që shfaqën interes arriti në 195, duke u konsideruar, si emetimi që pati tërheqjen më të lartë të investitorëve të huaj.   Ministria e Financave, vlerëson se emetimi i Eurobondit ka një rëndësi të veçantë, jo thjesht vetëm për sigurimin e likuiditetit, por edhe sepse siguron prezencën e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe mat besimin e investitorëve në obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar. Kjo nënkupton kredibilitetit afatgjatë të ekonomisë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti.

Faktorët kryesorë të rritjes së kërkesës së investitorëve, uljes së normës së interesit dhe më specifikisht uljes së marzhit janë: Rritja e vlerësimit (credit rating) të Republikës së Shqipërisë, si ekonomi stabël duke reflektuar kështu nivelin e përmirësuar të treguesve makroekonomike, menaxhimin e kujdesshëm të financave publike, menaxhimin e duhur të borxhit shtetëror, si dhe duke rikonfirmuar rritjen e qëndrueshme ekonomike gjatë viteve të fundit.  Vleresimet pozitive të institucioneve ndërkombëtare referencë, si FMN, Komisioni Evropian, etj..Përparimi në procesin e integrimit europian, gjë e cila ka rritur besimin e investitorëve në stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë.

Ministria e Financave vlerëson se dalja e suksesshme në tregjet ndërkombëtare të kapitalit është një sinjal pozitiv sa i përket kredencialeve të Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat