Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2025, 11:35

“EuroAgro Albania, platforma e fermerëve” - Rama: Nuk është faqe e re interneti, por instrument i rëndësishëm për sektorin

Nga Diamila Leka

“EuroAgro Albania, platforma e fermerëve” - Rama: Nuk

“EuroAgro Albania 2025-2030”, është platforma e re që u lançua sot nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Andis Salla, në një takim me fermerët. Sipas kryeministrit Rama, kjo platformë nuk do të jetë një faqe e re internet, por një instrument i vlefshëm për fermerët.

“EuroAgro Albania” është një instrument të cilin të gjithë ju dhe të gjithë ata që janë atje në fermë dhe që investojnë, prodhojnë, duan të rrisin eksportet, duan të rrisin prodhimin, duan të rrisin cilësinë, duhet ta marrin, ta përdorin ta pasurojnë dhe ta kthejnë në një nga instrumentet e punës së tyre të përditshme.

Është një udhërrëfyes për të gjithë ju, në çdo hap të procesit të negociatave dhe të rrugës drejt anëtarësimit. Është një burim informacioni për standarde, për afate, për detyrime konkrete. Është një kanal dialogu. Është edhe një mjet koordinimi."

Gjatë fjalës së tij, ministri i Bujqësisë theksoi se kërkesat për bujqësinë janë shumë konkrete, me fokus në digjitalizim, monitorim e kontroll. Ndërsa platforma EuroAgro do të jetë platformë praktike që do të ndihmojë sektorin për t’u përshtatur sipas kritereve të BE.

“Në Kapitullin 13, kërkesat janë shumë konkrete: digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll. Nga ana jonë, angazhimi është të forcojmë mbledhjen e të dhënave dhe raportimin elektronik me strukturat e BE-së. Ne e dimë mirë që këto transformime nuk i përballon dot askush vetëm. Kjo është arsyeja pse sot Ne lancojmë “EuroAgro Albania 2025-2030”, si një mekanizëm praktik që t’ju ndihmojë të përgatiteni hap pas hapi. Platforma konkretisht do të sjellë: Një linjë të dedikuar asistence e quajtur “Numri Blu”. Platformë digjitale informative dhe asistent virtual në Portalin e Fermerit. Pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime.Në të njëjtën kohë, platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstensionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave profesionale, që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë.”

 

Shqipëria 22 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje gjatë fundjavës duke humbur pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat