Euro rritet lehtë, por mbetet poshtë 100 lekëve - BSH: Gjatë nëntorit, 1 euro u këmbye me mesatarisht 98 lekë
Euro ka vijuar të rimëkëmbet lehtë gjatë muajit nëntor, por duke mbetur poshtë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nëntori nisi me një këmbim të euros me 98.32 lekë dhe në fund të muajit u rrit lehtë në 98.35 lekë, duke treguar një vlerësim margjinal të euros kundrejt lekut. Një rënie graduale e euros vërehet në gjysmën e parë të muajit për të arritur nivelin më të ulët në 14 nëntor.
Ndërkohë, gjysma e dytë e muajit u karakterizua nga një trend i lehtë rritës rreth datës 20 nëntor, deri sa kulmoi në vlerën më të lartë në fund të muajit. Konkretisht, monedha evropiane thelloi rënien në mesin e muajit nëntor për të arritur pikun më të ulët, duke u këmbyer me 98.11 lekë në 14 dhe 15 nëntor. Ndërkohë, që të enjten u rrit në 98.35 lekë.
Nëse bëjmë një analizë të kursit mesatar të këmbimit që prej fillimit të vitit, vërejmë se vlera mesatare e këmbimit të euros me monedhën kombëtare ka qenë më e ulëta në nëntor, vetëm 98 lekë, ndërsa për sa i përket monedhave të tjera, gjatë muajit aktual 1 dollar u këmbye me 92 lekë dhe paundi britanik me 118 lekë. Në 3 muajt e fundit, monedha evropiane ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë.
Përgjatë këtij viti, luhatjet në kursin e këmbimit kanë sjellë pasoja të mëdha në shumë sektorë të ekonomisë, veçanërisht në tregtinë e jashtme.
Sondazh
Forcohet Dollari ndërsa Euro, franga e Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka fituar pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 92.8 lekë dhe duke u shitur me 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën......
Shqipëri vs Kosovë, në cilin vend është jetesa më e mirë? Përballja e shifrave, nga treguesit kryesorë ekonomikë deri tek ato demografikë
Festat e nëntorit, janë shumë të rëndësishme për shqiptarët në Shqipëri, por edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi këto data simbolizojnë përpjekjet e......
Kursi i këmbimit, 120 mln euro humbje për eksportuesit - Prençe: Kërkohet reagim, 65 mijë vende pune në rrezik
Zhvlerësimi i euros kundrejt lekut vijon të shkaktojë humbje të larta për eksportuesit si dhe mbyllje të kontratave. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari......
Arsimi dhe Shëndetësia me rritjen më të lartë vjetore të kreditimit/ Financimi për bizneset me rënie për të dytin muaj me rradhë
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private, në periudhën tetor 2023 – tetor 2024......
Çmimet e kafesë, më të lartat në 27 vite - Periudha e thatësirës dhe pengesat logjistike, ndër faktorët kryesorë
Çmimet e kontratave të së ardhmes së kafesë arritën nivele të reja, me variantin Arabica në nivele që nuk janë parë që nga fundi i shekullit të......
Në 3 muaj u shtuan 73 bankomate të reja - BSH: U realizuan 1.8 milionë transaksione. Por, sa lekë tërhoqën shqiptarët?
Në vendin tonë numërohen gjithsej 1114 bankomate për urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim parash. Shifrat flasin për një rritje me 7% të ATM-ve në......
Festohet 112-vjetori i pavarësisë - Krerët e shtetit të Shqipërisë e Kosovës, në ceremoninë e ngritjes së flamurit
Shqiptarët kanë përkujtuar sot 112-vjetorin e pavarësisë së vendit nga perandoria osmane. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama,......
Paketa e BE për të nxitur rritjen ekonomike - Blloku miraton një politikë fiskale “shtrënguese” vitin e ardhshëm
Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) prezantoi paketën e vjeshtës për të udhëhequr rritjen ekonomike, duke nënvizuar se eurozona do të miratojë një politikë......