Euro në "tatëpjetë" gjatë 2025-ës/ Nën 100 lekë gjithë vitin. Kush fitoi dhe u godit nga dobësimi i monedhës evropiane?

Euroja nuk është ndalur së zhvlerësuari gjatë 2025. Kursi i këmbimit është shoqëruar nga forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase, lekut, dhe dobësimi i monedhës evropiane.
Ky vit tregoi se kohët kur 1 euro këmbehej me 120 ose 130 lekë kanë ikur dhe nuk ka shpresa se do të kthehen më. Nga janari në dhjetor, monedha evropiane nuk arriti për asnjë moment të ngrihej mbi kufirin prej 100 lekësh.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, 2025 nisi me një kurs këmbimi ku 1 euro ishte e barabartë me 98.23 lekë. Euroja shfaqi shenja përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, kur nisi të këmbehej herëpashere me 99 lekë. Megjithatë, shumë shpejt do të merrte sërish tatëpjetën për poshtë.
Vetëm një herë përgjatë këtij viti, më 30 janar, 1 euro është këmbyer me 100 lekë. Thyerja e parë nisi në fillim të muajit maj me rënien e monedhës evropiane në nivelin e 97 lekëve, për të vijuar edhe në muajt e tjerë.
Kush fitoi dhe kush humbi nga ky kurs këmbimi?
Aktorët që humbasin janë tashmë të njohur, bizneset eksportuese (si ato në industrinë fasone apo bujqësi) që shpesh kanë ngritur zërin për pasojat që po sjell kursi i këmbimit në aktivitetin e tyre, ndërsa kanë hedhur propozime edhe për vendosjen e një kursi të fiksuar këmbimi për sektorin e tyre. Këto biznese fitojnë të ardhura në euro nga prodhimi që dërgojnë për eksport, por shpenzimet i kanë në lekë. Shifrat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 11 muaj, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Importuesit, ata që blejnë mallra jashtë vendit përfitojnë, pasi u duhen më pak Lekë për të blerë të njëjtën sasi malli në euro.
Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e borxhit publik është në monedhë të huaj. Kur leku forcohet, kostoja për të shlyer këtë borxh ulet, duke përmirësuar bilancin e shtetit.
Ndërkohë, edhe ata që kanë marrë një kredi në euro përfitojnë. Nëse paga e tyre është në lekë dhe këstin e kredisë e kanë në euro, ata paguajnë më pak lekë për të shlyer të njëjtën shumë borxhi. Kjo ka lehtësuar barrën financiare për familjet.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë e përdor forcimin e lekut si një nga mjetet për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Shumica e shqiptarëve nuk preferojnë të largohen/ RCC: 56% zgjedhin të qëndrojnë, ndërsa 18% të emigrojnë përfundimisht
Dëshira për të jetuar ose punuar jashtë vendit vijon të jetë një opsion i pranishëm për një pjesë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, por pa u shndërruar......
Çfarë aplikacionesh shkarkuan shqiptarët gjatë festave? Nga Google maps te programet e filmave, tendenca digjitale solli ndryshime
Ajo se çfarë ne konsumojmë në botën digjitale është një tregues shumë i rëndësishëm për të kuptuar tendencat aktuale të teknologjisë dhe mënyrën se si......
Vendimet e Qeverisë: Shpërblime për personat në nevojë, pensione speciale për artistë e sportistë
Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit familjet......
“Pensionet do të rriten nga janari” - Rama: Pensioni urban me vite të plota pune 1,800 lekë shtesë në muaj
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka bërë një përmbledhje të punëve të vitit që sapo mbyllet, si dhe projektet për......
OSHEE, me inteligjencë artificiale - Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza
Inteligjenca Artificiale do shërbejë si mjet mbështetës dhe analitik për operacionet e përditshme të Operatorit tw Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo......
Më shumë lekë e më pak euro në banka - BSH: Zbresin në 1.45 trilionë depozitat e përfshira në paranë e gjerë
Shqiptarët vijojnë të mbajnë një nivel të lartë kursimesh në banka, edhe pse në muajin nëntor është shënuar një rënie e lehtë krahasuar me tetorin. Të dhënat......
Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik
Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......
Meta do të blejë startup-in kinez Manus - Synon të nxisë inteligjencën artificiale të përparuar
Kompania Meta deklaroi se do të blinte startup-in e inteligjencës artificiale Manus, të themeluar në Kinë, ndërsa gjigandi i teknologjisë përshpejton......



