Euro më e lirë, por çmimet nuk janë ulur - Importet, tregjet lokale nuk pasqyrojnë ndryshimin
Pavarësisht se zhvlerësimi i euros ka ndikuar në uljen e kostos së produkteve të importuara, çmimet për konsumatorët shqiptarë vazhdojnë të jenë në rritje. Kjo tendencë konfirmohet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat nxjerrin në pah një kontrast të fortë mes çmimit të blerjes nga jashtë dhe çmimit final në tregun vendas.
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, çmimi mesatar i një kilogrami drith në import ka rënë nga 46.4 lekë në 37.6 lekë – një ulje prej rreth 19%. Megjithatë, kjo rënie nuk është reflektuar në mënyrë proporcionale në treg, pasi çmimi i bukës dhe produkteve të tjera të përpunuara vijon të qëndrojë në nivele të larta.
E njëjta situatë vihet re edhe në tregtinë e frutave dhe perimeve. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimi mesatar i importit për një kilogram zarzavate ishte 72.5 lekë, aktualisht është ulur në 64 lekë, duke shënuar një rënie me afro 12%. Megjithatë, në vend që kjo të çonte në çmime më të ulëta për konsumatorin, frutat dhe perimet janë shtrenjtuar nëpër tregjet e vendit.
Situata nuk ndryshon as në kategorinë e mishit dhe produkteve të tij, përfshirë edhe bulmetin e vezët. Edhe pse çmimet e importit për këto produkte janë në rënie, konsumatorët vijojnë t’i blejnë ato me çmime të larta në supermarkete, dyqane lagjesh apo tregje të hapura.

Sa paguajnë shqiptarët me kartë? - BSH: Në 3 muaj u realizuan 5.8 mln transaksione përmes terminaleve POS
Shqiptarët po i kryejnë gjithnjë e më shumë pagesat me kartë në dyqane. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pagesat me kartë në......

Qendër ekselence për sigurinë kibernetike - Masa ndaj sulmeve/ Si do të funksionojë ajo?
Qeveria do të ketë një Qendër Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike. Në “Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030”, të hedhur......

Pasuria e Mbretit Charles baraz me atë të Sunak - Rritet me 30 milionë paund, në një total prej 640 milionë paund
Pasuria personale e Mbretit Charles ka parë një rritje të konsiderueshme, duke u rritur me 30 milionë paund në 640 milionë paund gjatë vitit të kaluar.......

Qershori në SuperSport/DigitAlb: Nga “zjarri” i kuqezinjve tek Botërori historik i klubeve
Qershori do të jetë padyshim muaji më i nxehtë sportiv i kësaj vere, teksa pritet të ketë një mori aktivitetesh që do të mbajnë të mbërthyer publikun shqiptar......

Drejtoresha e AMF në Forumin e NAIC në SHBA: Digjitalizimi dhe rritja e përfshirjes, kyçe për zhvillimin e tregjeve financiare
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve 2025,......

“Integrimi ekonomik ka filluar nëpërmjet sistemeve të pagesave” - Guvernatori Sejko, në konferencën organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe FMN
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar......

Dollari, drejt rënies së pestë mujore radhazi - Vendimet gjyqësore mbi tarifat dhe borxhi fiskal, shkaktarët kryesorë
Dollari amerikan u lëkund të premten, duke shkuar drejt rënies së pestë mujore radhazi, ndërsa tregtarët përgatiten për pasiguri të mëtejshme rreth politikës......

Bashkë kundër krimeve me kriptomonedhat – Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare
Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave. Kjo u bë me dije gjatë......