Euro e mbyll gushtin në nivelin më të ulët historik - Këmbehet mesatarisht me 97.23 lekë, rënia më e përmbajtur në 2025
Euro pritet ta mbyllë muajin gusht pranë nivelit më të ulët historik, në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet mesatarisht në 97.23 lekë, ndërsa vijon të gjendet nën presion nga fluksi i lartë i euros në ekonominë shqiptare.
Euro e ka nisur javën e fundit të gushtit pranë nivelit më të ulët historik në raport me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha euro këmbehet të hënën mesatarisht në 97.23 lekë, shumë pranë nivelit më të ulët në histori, prej 97.13 që e regjistroi të enjten e javës së kaluar. Ndërsa, sipas agjencisë së këmbimit valutor, Iliria 98, euro blihet të hënën me 96.5 dhe shitet me 97.5 lekë.
Megjithatë, rënia gjatë 2025-ës ka qenë më e përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara, pavarësisht fluksit të monedhës europiane në ekonominë shqiptare, si pasojë e numrit të lartë të turistëve. Sipas ekspertëve të tregjeve financiare, euro tashmë mund të ketë gjetur një realitet të ri, pranë, por poshtë 100 lekëve.
Rënia e euros në tregun e brendshëm në raport me lekun, vjen në një kohë që në tregjet ndërkombëtare, monedha europiane po tregtohet në mbi 1.17 dollarë, që është niveli më i lartë në 3 vite e gjysmë. Por, ky forcim i euros në tregjet e huaja nuk reflektohet në tregun e brendshëm, sepse raporti euro-lek, përcaktohet kryesisht nga kërkesa dhe oferta vendase.
Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur këmbehej pranë 100 lekëve dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë. Përveç efektit sezonal të pushimeve verore, flukset hyrëse në euro në ekonominë shqiptare mbeten të larta, për shkak të Investimeve të Huaja Direkte, kryesisht në pasuri të patundshme, dhe remitancave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, Investimet e Huaja Direkte rezultuan në 362 milionë euro, nga të cilat 28.7% ose rreth 104 milionë euro shkuan për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Presionet mbi kursin e këmbimit e kanë detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë herë pas here, duke blerë euro në tregun e brendshëm. Pasi bleu një shifër rekord prej 932 milionë euro, gjatë vitit 2024, në tremujorin e parë të këtij viti, Banka Qendrore e ngadalësoi hapin, duke blerë vetëm 32.6 milionë euro. Njëkohësisht Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa ulje të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit, duke e çuar në nivelin e 2.5%, për shkak se inflacioni po qëndron prej thuajse një viti në intervalin 2%-3%. Teorikisht, lehtësimi i politikës monetare nga Banka Qendrore synon ta dobësojë lekun, por mesa duket kjo nuk po ndodh edhe për shkak të zhvillimit të ngadaltë të tregjeve financiare në vendin tonë.

Rritet numri i filipinasve dhe indianëve,që vijnë për punësim/ Më shumë të huaj qëndruan në Shqipëri gjatë 2024-ës
Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka mirëpritur një numër gjithnjë në rritje të të huajve që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë këtu. Në fund të vitit, rezultoi......

Britanikët ‘pushtojnë’ brigjet e Shqipërisë - The Sun: Në 3 muajt e verës rezervimet janë trefishuar
Jo vetëm turistët tradicionalë nga vendet si Italia dhe Polonia, por Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë edhe nga vende të tjera, sipas agjencive......

Taksa e pasurisë, 53 milion euro nga shtëpitë - Rriten të ardhurat për bashkitë, metodologji e re
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......

Protesta kundër emigrantëve në Britani - Qeveria premton reforma për të ulur kostot e strehimit
Mijëra qytetarë britanikë kanë protestuar kundër strehimit të emigrantëve në hotele. Qeveria ka premtuar reforma për të përshpejtuar vendimet mbi......

Shqiptarët “pushtojnë” kufijtë, rekord daljesh jashtë vendit/ Gati 4.8 milionë shqiptarë kanë udhëtuar nga janari në korrik të vitit 2025
Analiza e daljeve të shtetasve shqiptarë nga vitit 2016 deri në 2025 tregon një evolucion të qartë në mënyrën se si shqiptarët lëvizin jashtë vendit, me......

Greqia, zgjedhja e parë për turistët europianë - Të ardhurat nga turizmi rritën me 11% në 6 muajt e parë të vitit
Greqia regjistroi rritje të ndjeshme të të ardhurave nga turizmi në gjysmën e parë të vitit 2025. Kjo rritje erdhi kryesisht falë shpenzimeve më të larta të......

Sa gati është Shqipëria për inteligjencën artificiale? - Beshello: Duhet të ketë edhe një ligj të veçantë të bazuar në aktin e BE
Në 5 vitet e ardhshme, Shqipëria synon që të integrojë inteligjencën artificiale në të gjithë sektorët kryesorë, si qeveri, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe të......

Sezoni turistik në Velipojë, pushuesit sjellin përvojat e tyre - Kumbaro: Ka ndikuar aksesi i shtuar në plazhe dhe shërbimet publike
Velipoja ka përjetuar këtë vit një sezon shumë të mirë turistik. Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi i tyre me kujdes ka bërë që pushuesit të kalojnë......