Euro “dominon” bankat shqiptare - Paketa e deeurozimit, pak efekt në nxitjen e monedhës vendase

Bankat vijojnë të kenë një prani të madhe të valutave të huaja, kryesisht euros, në kreditë dhe depozitat e tyre. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e treguesve të procesit të deeuroizimit, sektori ka parë një përmirësim tepër të lehtë në drejtim të uljes së përdorimit të valutës gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar.
Për sa i përket huamarrjes, pesha e kredive në valutë në raport me totalin e kredisë ka vijuar të tkurret, ndërsa edhe kreditë në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit janë me rënie. Kreditë në valutë përbëjnë 44.2% të totalit të kredive në sektorin bankar, rreth 1.1 pikë përqindje më pak se një vit më parë. Vetë kreditë në valutë kanë vijuar të rriten, por ky ndryshim i raportit ka ardhur si pasojë e rritjes më të shpejtë të kredisë në lek.
Kreditë e pambrojtura nga kursi i këmbimit, domethënë rastet kur të ardhurat e huamarrësit janë në monedhë të ndryshme nga monedha e dhënies së kredisë, kanë profilin më të lartë të rrezikut. Në fund të vitit, këto kredi shënuan 20.72% të kredive në valutë, ndërsa ranë me 9.1%.
Nga ana tjetër, rritja e depozitave në lekë ka dhënë gjithashtu një “dritë jeshile” në drejtim të uljes së euroizimit, por niveli aktual i depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave mbetet larg pragut të synuar prej 30%.
Që prej vitit 2018, Banka e Shqipërisë zbaton një paketë masash për nxitjen e monedhës vendase. Kjo paketë përfshin fillimisht rritjen e ndërgjegjësimit të huamarrësve në lidhje me rrezikun e kursit të këmbimit. Për shembull, në rastet kur klienti aplikon për kredi në monedhë të ndryshme nga monedha në të cilën ka të ardhurat, bankat duhet t’i propozojnë atij një kredi alternative në të njëjtën monedhë me të ardhurat, si dhe ta pajisin atë me një shembull konkret se si ndryshon kësti i kredisë.
Së dyti, Banka e Shqipërisë ka rritur kërkesën minimale rregullative për aktivet likuide në valutë. Kjo do të thotë se Banka e Shqipërisë i kërkon bankave të mbajnë më shumë para të gatshme ose asete shumë të sigurta në valutë, në mënyrë që të jenë gjithmonë në gjendje të përballojnë kërkesat e klientëve për tërheqje.
Një masë e tretë është edhe diferencimi i normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë dhe ato sipas afatit të maturimit në Lek, që nënkupton se Banka e Shqipërisë vendos një normë më të lartë rezerve për depozitat në valutë sesa për depozitat në Lek, pra përqindjen e depozitave që bankat duhet ta mbajnë të bllokuar te Banka e Shqipërisë.
Pavarësisht këtyre masave, niveli i euroizimit në sistemin financiar vijon të mbetet i lartë, sidomos në strukturën e depozitave dhe të kreditimit.
Financa dhe IT me pagat më të larta në Shqipëri/ Rroga mesatare në vend arrin në 87 mijë lekë në fund të vitit 2025
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 87 mijë lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo përfaqëson......
Burimet ujore, ndryshon menaxhimi - SIGMA kërkoi shkëputjen nga Kryeministria, Agjencia kalon te Mjedisi
Menaxhimi i burimeve ujore nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, pas rekomandimeve në raportin e SIGMA që kërkonin forcimin e qendrës së qeverisjes......
Ku do të rriten më shumë çmimet e banesave në Tiranë? Mund të shtrenjtohen deri në 60% në pesë vitet e ardhshme
Tre zonat e Tiranës që pritet të shënojnë rritjen më të fortë të çmimeve të pronave në pesë vitet e ardhshme janë Astiri, Kashari dhe Yzberishti. Këto zona,......
Nafta rrit çmimin e fruta-perimeve - Eksperti Zefi: Qeveria të subvencionojë fermerët. Të ulen taksat mbi karburantin
Frutat dhe perimet e prodhuara nga fermerët shqiptarë këtë sezon, pritet të dalin me çmime më të larta në treg për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe......
Deklarata e Trump uli çmimet e naftës - “Konflikti mund të përfundojë së shpejti”. Ari i zi kushton 7% më pak
Çmimet e naftës ranë me 7% të martën, pasi u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet në seancën e mëparshme, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald......
Saranda investon në rrugët e amortizuara - Në prag të sezonit turistik, hapet gara për projektin
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës me objekt rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në zonat Gjashtë, Metoq, Bërdenesh, Çukë dhe Manastir. Sipas......
Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me......
Lufta në Lindjen e Mesme prish turizmin - Studimi, mund t'i ridrejtojë udhëtarët drejt Spanjës
Lufta në Lindjen e Mesme tashmë po fillon të ndryshojë hartën e udhëtimeve ndërkombëtare. Tensionet në rritje kanë detyruar mbylljen e përkohshme të dy prej......


