Euro, a e dominon sistemin financiar shqiptar? - AMF: Ulet me 1.8% prania e monedhës evropiane në tregun e sigurimeve
Megjithëse ekonomia shqiptare vijon të jetë tepër e euroizuar, duket se së fundmi, monedha evropiane po e humbet shkëlqimin në disa sektorë të sistemit financiar. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë për një ulje të pranisë së euros në tregun e sigurimeve, titujve qeveritarë dhe atyre të investimit, ndërsa fondet e pensioneve e kryejnë aktivitetin tërësisht në lekë.
Konkretisht, nga 12.8 miliardë lekë që ishte totali i primeve të shkruara bruto për sigurimin e jetës dhe jo jetës në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 31.4% e tyre ishin në euro. Nëse bëjmë një krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shohim një rënie me 1.8% të peshës që zë euroja në totalin e primeve.
Këtë vit ka pasur më shumë prime në euro për sigurimin e jo-jetës dhe më pak për sigurimin e jetës. Pesha e primeve të shkruara në euro kundrejt totalit për aktivitetin e sigurimit jo-jetë ka pësuar rritje me rreth 2% krahasuar me fundvitin e 2024, duke shkuar në 32.1% nga 30.1% që ishte më parë.
Megjithatë, pesha e primeve të shkruara në Euro kundrejt primeve të shkruara bruto në total për aktivitetin e jetës ka shënuar një rënie me rreth 1.7%, duke arritur në 24.8%, nga 26.5% që ishte në fund të vitit të mëparshëm.
Disa produkte sigurimi, si Kartoni Jeshil apo Sigurimi Kufitar duhet të jenë patjetër në euro, për shkak se dëmshpërblimi jepet në euro për atë që shkakton një aksident jashtë vendit, ndërsa edhe automjetet me targa të huaja që vijnë në Shqipëri e kanë më të lehtë ta paguajnë policën e sigurimit në euro sesa në lek në kufi.
Gjithashtu, për ata që e kanë të lidhur sigurimin e pronës dhe të jetës me kredinë, zakonisht primi që paguhet është në të njëjtën monedhë siç është marrë kredia.
Nga ana tjetër, tregu shqiptar i kapitaleve, i mbizotëruar nga titujt e borxhit të qeverisë që janë kryesisht në lekë, karakterizohet nga një shkallë tepër e ulët e euroizimit. Pjesëmarrësit në këtë treg përdorin kryesisht monedhën vendase.

“Tranzicioni energjetik, s’arrihet pa punonjës të kualifikuar” - Aftësitë, plan veprimi për arsimim dhe trajnim në energji të rinovueshme
“Tranzicioni i gjelbër nuk mund të ketë sukses pa punonjës të kualifikuar dhe sisteme arsimore moderne”. Deklarata vjen nga Iniciativa për Reformën e Arsimit......

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone
Tendencat në botën digjitale ndryshojnë me një shpejtësi të madhe, duke reflektuar risitë më të fundit të teknologjisë, zhvillimet e tregut global dhe......

Kroacia, 44 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Fondet, pjesë e një pakete 111 milionë euro që përfshin sistemin gjyqësor
Në kuadër të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane, Kroacia do të përfitojë 21.6 milionë euro nga Programi për Tranzicionin e Gjelbër dhe 22 milionë euro nga......

Disbursohen fondet për mbi 23 mijë fermerë - Shpërndahen 11 milionë euro. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria
Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në......

Vizioni i qeverisë për administratën publike - Shtet i “zgjuar”, pa burokraci dhe me inteligjencë artificiale
Reformimi i administratës publike është një ndër kushtet kryesore të qeverisë shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përfshirë......

Arkëtohen 43.8 mln lekë tarifa financiare nga prokurimet - Në 8 muaj, 730 ankesa në KPP. Pushteti vendor ankohet më shumë
Plot, 43.8 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë arkëtuar në buxhetin e shtetit për periudhën......

Greqia kufizon zonat për qiratë afatshkurtra - Disa qytete do të ndalojnë regjistrimet e reja në platformat “online”
Tregu i qiradhënieve afatshkurtra në Greqi po hyn në një epokë të re, pasi ligji i ri që vendos kushte dhe rregulla të rrepta brenda sektorit hyn në fuqi më......

Shqipëri vs Kosovë, sa ishin investimet dypalëshe? Në gjysmën e parë të vitit, dy vendet investuan rreth 102 mln euro në tregjet e njëra-tjetrës
Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy......