Shqipëria Postuar më 8 Maj 2026, 13:29

EU4Municipalities II, financime për bashkitë - Kryeministri Edi Rama: Kapitali njerëzor, problemi më i mprehtë

Nga Fabjona Pasho

EU4Municipalities II, financime për bashkitë - Kryeministri Edi Rama:

Pushteti vendor duhet të rrisë kapacitetet njerëzorë, në mënyrë që ti përshtatet standardeve europiane dhe të ketë mundësi për të thither fonde nga unioni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në prezantimin zyrtar të projektit EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor.

“Lidhet me një project që nuk mishëron thjesht njëmbështetje financiare, por investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky program është një program I cili lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe memundësinë që përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore që janë edhe problem ynë më I mprehtë I kësaj kohe dhe I kohëve që vijnë në rast se nuk fokusohemi me gjithë forcën sot tek adresimi I tij.

BE edhe anëtarësimi janë një bekimpër Shqipërinë, por janë edhe sfidë e madhe në nivelin vendor, pasi konsolidimi I qeverisjes vendore është e pandarë dhe e patjetërsueshme midis funksionimit të BE dhe një vendi anëtar.

Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes europiane për vendet anëtare lidhet me pushtetin vendor. Një sfidë e konsiderueshme është të kenë aftësinë të thithin mbështetjen e BE përmes dijes se si ta bëjnë këtë. Në këtë pikë, ky program është kyç. Nuk janë 11 milionë eurot e para thjesht si një shumë, por është I gjithë instrumenti dhe mënyra si është ndërtuar, që duhet ti bëjë të gjitha bashkitë plotësisht të angazhuara në këtë proces”, tha kryeministri.

Ambasadori I Bashkimit European në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij tha se mbi 70% e legjislacionit dhe rregulloreve të Bashkimit Europian zbatohen në nivel lokal, çka e bën pushtetin vendor një hallkë kyçe në procesin e integrimit.

“Në BE të gjithë autoritet vendore rajonale janë ato që i kthejnë ligjet, reformat, investimet në vepra. Më shumë se 70% e rregulloreve, legjislacionit të BE do të vihen në zbatim në terren, bashki sepse ato janë ura lidhëse mes qytetarëve dhe Evropës  prandaj është kaq e rëndësishme. Roli i bashkive dhe partneriteti ynë është shumë të rëndësishme. Për këtë punë na duhet partneritet i vërtet përmes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore”, u shpreh Gonzato. Rrugëtimi evropian i Shqipërisë nuk zhvillohet vetëm në Bruksel apo në Tiranë ai duhet të përqafohet edhe në çdo bashki të Shqipërisë, prandaj programi BE-ja për Bashkitë synon që të sigurojë që qeverisja vendore të mos jetë thjeshtë vëzhguese e këtij procesi por të jetë partner aktiv në formimin e saj. Ky program do të ofrojë një bazë përmes 3 prioritete, e para do të ofrojë shërbime dhe infrastrukturë më të mirë për qytetarët. E dyta është zhvillmi ekonomik vendor i cili mbështet çdo cep të Shqipërisë dhe i treti është fakti që të ketë institucione më të forta dhe më transparente sepse qeverisja e mirë nis me besimin”, u shpreh Gonzato.

Programi zbatohet nga GIZ në partneritet me rrjetin e shoqatave të autoriteteve vendore të Europës Juglindore dhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive. Ai synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të qeverisjes vendore, përmes investimeve në infrastrukturë, modernizimit të shërbimeve bashkiake dhe rritjes së kapaciteteve institucionale në shërbim të qytetarëve.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat