Shqipëria Postuar më 12 Maj 2025, 13:21

Krimet zgjedhore, 39 procedime penale - SPAK: Ka pasur kallëzime nga partitë politike, por edhe nga vetë qytetarët

Nga Ledina Elezi

Krimet zgjedhore, 39 procedime penale - SPAK: Ka pasur kallëzime nga

SPAK ka nisur hetimet ndaj disa procedimeve penale që lidhen me krim zgjedhor. Sipas një njoftimi të bërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë regjistruar 39 procedime penale si krime zgjedhore në 156 materiale të administruara gjithsej.

Numri i materialeve kallëzuese që janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e
rretheve gjyqësore është 34, ndërkohë 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë, për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para. Vetëm 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese, teksa pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Për sa i përket procedimeve penale, 21 prej tyre janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit dhe vetëm 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Rreth 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, megjithatë nuk mungojnë as kallëzimet nga partitë politike, apo nga vetë qytetarët.

Konkretisht, 3 procedime kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm, 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Rreth 33 procedime janë regjistruar për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe 4 procedime janë regjistruar si për korrupsion aktiv, ashtu dhe për korrupsion pasiv. Ka pasur vetëm 1 procedim që  lidhet me përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe vetëm 1 procedim për përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorim detyre.

Rreth 50 materiale, qofshin ato denoncime ose sinjalizime, kanë ardhur në mënyrë elektronike në portalin Denonco Krimin Zgjedhor dhe një prej email-eve të SPAK, ndërsa 5 sinjalizime kanë ardhur në numrin e gjelbër.

 

Sondazh

Poll

Shqipëria 12 Maj Elisabeta Dosku

Konkluzionet për zgjedhjet në Shqipëri!

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat