Shqipëria Postuar më 7 Prill 2025, 13:20

Abuzimet me taksat, rritet numri i procedimeve penale - Gjeografia e të pandehurve, kryeson fshehja e të ardhurave

Nga Elisabeta Dosku

Abuzimet me taksat, rritet numri i procedimeve penale - Gjeografia e të

Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2024 kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Referuar raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, evidentohet një rritje prej 6,4% e numrit të procedimeve të regjistruara, por një ulje prej 22,2% e numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2023.

Në lidhje me të pandehurit, për këto grup veprash penale vihet re ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2023 prej 60%, ulje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë prej 57,7% dhe rritje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 67,4%.

86,6% e të pandehurve janë të gjinisë mashkullore, sa i përket gjendjes shoqërore, 86,9% rezultojnë të punësuar në sektorin privat; 80,4% kanë vendbanimin në qytet;  94,9% janë të padënuar më parë.

Lidhur me shpërndarjen gjeografike, numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë: Tiranë 32% e numrit total të procedimeve të regjistruara, Sarandë 12%, Durrës 10%, Dibër dhe Korçë 7% të numrit total të procedimeve të regjistruara, etj.

Vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara për këto grup vepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Shkodër dhe Gjirokastër ku janë regjistruar përkatësisht, 2% e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.

Sa i takon karakteristikave të veprave penale, peshën kryesore e zë fshehja e të ardhurave me 58.3%, moslëshimi i kuponit tatimor me 26%, si dhe mospagimi i taksave dhe tatimeve me 12.6%.  Në raport me një vit më parë, procedimet e regjistruara kanë pasur rritje të ndjeshme sa i takon moslëshimit të kuponit tatimor, dhe rënie për dy veprat e tjera.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat