Sulmet kibernetike, AKSK merr rol hetimor - Grup i ri inteligjence me SHISH, ushtrinë dhe Ministrinë e Brendshme

Siguria kibernetike pritet të bëhet pjesë e sigurisë kombëtare. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sigurinë kibernetike” parashikon forcimin e rolit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke i dhënë kompetenca më të gjera në koordinimin, mbikëqyrjen dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është roli që AKSK merr në rastet kur një incident kibernetik dyshohet se lidhet me krim kibernetik apo vepra të tjera penale. Në këto raste, Autoriteti do të koordinojë me Policinë e Shtetit dhe institucionet ligjzbatuese për mbledhjen dhe ruajtjen e provave, si dhe për hetimin teknik të incidentit.
Projektligji parashikon gjithashtu ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike. Në këtë strukturë do të përfshihen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ky grup do të ketë si detyrë shkëmbimin e informacioneve paralajmëruese për kërcënimet kibernetike, vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbime publike, si dhe hartimin e buletineve periodike për kërcënimet kibernetike.
NNdërkaq operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të detyrohen që të deklarojnë mënyrën se si ruhen dhe mbahen sistemet dhe administrimin e sistemeve e tyre. Ata do të duhet të japin informacion për subjektin që administron infrastrukturën teknologjike, vendndodhjen e saj, masat e sigurisë, si dhe përdorimin e shërbimeve cloud apo virtualizimit.
Operatorët do të kenë detyrimin të vetëdeklarojnë masat teknike, organizative dhe operacionale të sigurisë kibernetike. Sipas projektligjit, informacioni i paraqitur duhet të jetë i saktë, i plotë dhe i përditësuar.
Për moszbatim të këtyre detyrimeve, projektligji parashikon edhe masa administrative. Gjobat variojnë nga 1 milion deri në 10 milionë lekë, ndërsa mosdorëzimi brenda afatit i vetëdeklarimit të masave të sigurisë kibernetike parashikohet të dënohet me 5 milionë lekë.
Zbatimi i ndryshimeve pritet të ketë edhe kosto buxhetore. Sipas relacionit, ngritja dhe funksionimi i Ekipit Përgjigjes ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike sektoriale mund të kushtojë në fazën e plotë rreth 350 deri në 450 milionë lekë në vit, ndërsa për vitin 2026 efekti financiar parashikohet në nivelin 120 deri në 150 milionë lekë.
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Synohet zvogëlimi i dominimit të SHBA-së në pagesa
Komiteti i Çështjeve Ekonomike dhe Monetare i Parlamentit Europian miratoi euron digjitale, ndërsa BE-ja kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga sistemet e......
Çmimet e karburantit u rritën ndjeshëm në BE - Me 20.7% në maj për shkak të krizës në Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për transportin personal në Bashkimin Evropian u rritën me 20.7% në maj 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit......
Janar-Maj, mbi 193 mijë pasagjerë në Portin e Durrësit - APD: Të gjitha strukturat që operojnë në port, në gatishmëri për sezonin veror
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, në Terminalin e Trageteve janë përpunuar gjithsej 193.428 pasagjerë,......
BE, reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 - Synohet zhbllokimi i miliarda eurove në investime
Bashkimi Evropian do të propozojë legjislacion të ri për të reformuar sektorin bankar, me qëllim rrëzimin e barrierave financiare brenda bllokut dhe......
Mbi 1,600 biznese të reja të regjistruara në maj - QKB: Shërbimet digjitale, në fokus të sipërmarrjeve
Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar 14 mijë e 897 aplikime online gjatë muajit maj, ndërsa shërbimet më të përdorura kanë qenë ato që lidhen me......
Serbia heq uljen e akcizës së karburantit - Pasi çmimet globale të naftës vijojnë të bien
Serbia po e zvogëlon më tej uljen e akcizave mbi karburantet motorike, tha qeveria, ndërsa çmimet globale të naftës kanë vazhduar të bien mes përparimit në......
Fituesi për Kampusin e Universitetit të Durrësit, 51N4E+Jeshile përzgjidhet mes 5 konkurentëve
Universiteti i Durrësit do të ketë një kampus të ri. Në garën ku morën pjhesë 5 ekipe ndërkombëtar për ndërtimin e tij fitues është shpallur bashkimi i......
Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike. Në prani të kryeministrit, Edi Rama, Ministrat Enea Karakaçi dhe......



