Sulmet kibernetike, 21 tentativa në 3 muaj - Cilët janë sektorët më të kërcënuar? Ai financiar, më pak i prekuri
Në tremujorin e parë të vitit, transporti ka qenë sektori me më tepër tentativa për sulme kibernetike. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurisë Kibernetike (AKSK), gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë zbuluar gjithsej 21 tentativa për sulme kibernetike, të cilat janë identifikuar dhe raportuar nga strukturat përgjegjëse për sigurinë digjitale.
Tentativat kanë prekur kryesisht sektorin e transportit, me 9 raste konkretisht, të ndjekura nga sektori bankar me 6 tentativa. Në kategorinë “të tjerë” janë raportuar 4 raste, ndërsa sektori financiar ka qenë më pak i prekur, me 2 tentativa gjatë kësaj periudhe.
Numri i lartë i incidenteve në transport tregon se infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të këtij sektori janë objektiv i lartë për sulmet kibernetike. Në sektorin e transportit, incidentet shkaktohen nga tentativa për të ndërprerë shërbimin në sistemet kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Këto përpjekje për ndërprerjet e shërbimeve në sistemet TIK, sinjalizojnë një nevojë kritike për përmirësimin e sigurisë së TI. Ky sektor kyç kërkon vëmendje të vazhdueshme për të parandaluar ndërhyrje të dëmshme. Sulmet kibernetike kundër sistemeve të transportit mund të dëmtojnë infrastrukturën rrugore, ajrore, detare duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe ndikime të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Nga ana tjetër, në sektorin bankar, aktorët keqdashës janë të interesuar për vjedhjen e informacioneve sensitive, mohim të shërbimeve, prishjen e imazhit dhe destabilitet ekonomik.
Ndërkohë, sektorët e tjerë si ai energjetik, shëndetësor, financiar, apo i furnizimit me ujë kanë pasur më pak tentativa.
Përgjithësisht, incidentet në sektorët e ndryshëm tregojnë një nevojë të shtuar për forcimin e sigurisë kibernetike në sistemet kritike apo të rëndësishme. Për të adresuar këtë sfidë, edhe në raportet e mëparshme vjetore, AKSK ka theksuar rëndësinë e investimeve në trajnimin e stafit, përmirësimin e infrastrukturave të sigurisë, dhe monitorimin proaktiv të rreziqeve kibernetike. Këto veprime janë kyçe për të ngritur nivelin e mbrojtjes kibernetike në sektorë të ndryshëm, duke garantuar një mjedis më të sigurt në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Sondazh

Të dhënat personale, cilat janë detyrimet e bizneseve? - Dervishi: Merrni masa të zbatoni ligjin e ri. Risi, detyrimi për fshirje
Bizneset kanë detyrim të zbatojnë ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të garantojnë klientët e tyre se këto të dhëna nuk do të shpërdorohen.......

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”. “Për ata që thonë se ky është fluturim “fake”......

“Taksa më të ulëta dhe kosto jetese më e mirë” - Investitori Italian në Shqipëri: Ky vend ka shumë benefite për të investuar
Joshja e të huajve për të investuar në Shqipëri është një trend që vazhdon të rritet muaj pas muaji. Një shembull i tillë është edhe rasti i Davide Falso,......

Certifikohet pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës/ Balluku: Moment historik, operacional me të gjitha shërbimet në verë
Në aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës, u krye sot fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore. Pas......

Fed nuk ndryshon normat e interesit - Inflacioni dhe papunësia e lartë rrisin rrezikun e stagflacionit në SHBA
Rezerva Federale e mbajti normën e saj në 4.3% për takimin e tretë radhazi, pasi e uli atë tre herë rresht në fund të vitit të kaluar. Shumë ekonomistë dhe......

Inflacioni ngjitet në 2.3% në Prill/ Zarzavatet, sërish kampione të rritjes së çmimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Prill të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.3%, nga 2.1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më......

Ndarja e Google “bashkon” SHBA-në dhe BE-në - Çështja ligjore amerikane mund të nxisë hetimet e bllokut mbi konkurrencën
Thirrja e zbatuesve të ligjit të konkurrencës në Shtetet e Bashkuara për të ndarë Google mund ta inkurajojë BE-në, ndërsa blloku kërkon të shtyjë përpara......

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave/ Dervishi: “Shënon progres të madh, tani sfidë zbatimi i plotë i tij!”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëorganizoi me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham) një forum......