Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, Spiropali: Regjimi i ajatollahëve kërcënim për sigurinë ndërkombëtare
Reagimi i plotë:
''Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale.
Në qendër të kësaj krize nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë. Janë njerëzit.
Në Iran, qytetarë të zakonshëm kanë dalë në rrugë për dinjitet dhe liri. Shumë prej tyre janë vrarë. Të tjerë janë burgosur, apo zhdukur.
Ne nuk mund ta trajtojmë këtë si një episod gjeopolitik. Duhet ta shohim për atë që është: përballje e një shoqërie me shtypjen.
Në këtë përballje, gratë dhe vajzat iraniane kanë qenë në vijën e parë. Ato janë bërë simbol i qëndresës frymëzuese, por edhe viktima të dhunës më brutale. Shumë prej tyre janë sakrifikuar. Emrat e tyre mund të mos njihen të gjitha, por sakrifica e tyre është reale dhe e rëndë.
Ne i nderojmë ata që kanë humbur jetën në kërkim të lirisë.
Shqipëria ka qenë dhe mbetet e qartë: regjimi i ajatollahëve ka shtypur popullin e vet për dekada dhe ka kontribuar në destabilizimin e rajonit përmes veprimeve dhe strukturave që cenojnë sigurinë ndërkombëtare.
Njëkohësisht, ne dënojmë çdo sulm ndaj civilëve dhe çdo veprim që rrezikon përshkallëzim të pakontrolluar ushtarak. Sulmet dhe kërcënimet që kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin, vendet e Gjirit, si dhe interesat dhe personelin amerikan në rajon, janë të papranueshme. Siguria e aleatëve tanë dhe stabiliteti rajonal nuk mund të vihet në pikëpyetje.
Shqipëria qëndron përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të sigurisë kolektive. Por qëndrimi ynë buron edhe nga përvoja jonë historike: ne e dimë çfarë do të thotë diktaturë dhe çfarë çmimi paguhet për lirinë.
Në këtë moment delikat nevojitet maturi diplomatike, por edhe qartësi morale. Paqja e qëndrueshme nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi përgjegjësi dhe respekt për jetën njerëzore.
Liria ka fytyrë. Sot, ajo fytyrë është shpesh ajo e një gruaje apo një vajze iraniane që ka zgjedhur të mos heshtë.
Shqipëria do të vazhdojë të flasë qartë kur liria cënohet dhe kur siguria kërcënohet.
Sepse ka momente kur historia kërkon qëndrim.
Ky është një prej tyre''
''Flasim'', Rama: Rritja ekonomike, shton aftësinë rishpërndarëse të shtetit për indeksim pagash
Pas miratimit këtë javë të një nga vendimeve, që kryeministri Rama e konsideroi si nga më të rëndësishmet dhe shtyllë kryesore të jetës së vendit, arsimin,......
''Rritje ekonomike edhe ne 2027'' Rama: Raporti i BERZH, ritëm konkurrues për Shqipërinë
''Në Ballkanin Perëndimor, Berzh-i parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike, edhe në vitin 2026, edhe në vitin 2027''. Kryeministri Rama në Podkastin......
Rrëshqitja në rrugën Librazhd–Prrenjas, Rama: Zero lidhje me korrupsionin
Në një reagim publik lidhur me rrëshqitjen e dheut në një segment rrugor në aksin Librazhd- Prrenjas,kryeministri Edi Rama mohoi çdo lidhje të situatës me......
Ndryshimet në kabinet/ Rama: Nëse rrethanat do kishin qenë të ndryshme, s'do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës
Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e kësaj së diele për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Rama tha se ndryshimet ishin të parapara, por nëse......
Dogana bllokon 1 ton mjaltë pa dokumentacion
Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia......
Raketat iraniane godasin Dubain, Rama: Shqipëria në solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për situatën në Lindjen e Mesme, ku janë sulmuar edhe Emiratet e Bashkuara. Ai u shpreh se shënjestrimi i një......
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga SHBA, si ndikohet tregtia globale?
Mediat e huaja raportojnë se Irani ka mbyllur zyrtarisht Ngushticën e Hormuzit, pasi Shtetet e Bashkuara kryen goditje precize duke shënjestruar vendet tepër......
Molotovë e fishekzjarrë mes bllokut/ Ministrja e brendshme Albana Koçiu: Objektivi i dhunës, dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë dhe turizmit
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi lidhur me situatën e krijuar në Bllok, ku u dëmtua godina që njihet si ish-vila e diktatorit Hoxha.......


