ERE, strategji për kursimin e energjisë/ Masa, pas kërkesave të Kuvendit për adresimin e çështjeve me interes për konsumatorët

Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë një “Strategji për ndërgjegjësimin mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative, 2025–2030”. Gjithçka është parashikuar në rendin e ditë të mbledhjes së ardhshme të Bordit, teksa ky hap vjen pas kërkesave të Kuvendit në këtë drejtim.
Në rezolutën e miratuar për këtë vit kërkohej që pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Agjencinë e Eficiencës së Energjisë, krahas adresimit të çështjeve të rëndësishme, si: përmirësimi i kuadrit rregullator për eficiencën e energjisë, rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e eficiencës energjetike, etj., ERE duhet të kishte në vëmendje edhe hartimin e një strategjie të përbashkët afatmesme për adresimin e çështjeve me interes të konsumatorit sa i përket përdorimit eficient të energjisë.
Rritja e eficiencës së energjisë kundrejt konsumit të përgjithshëm final është edhe një nga 3 prioritetet e buxhetit të energjisë për vitin 2026. Kjo nëpërmjet shqyrtimit të programeve për promovimin e tregut, për penetrimin e teknologjive të përparuara si dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme. Megjithatë, më herët në dokumentet qeveritare është theksuar se, edhe pse buxheti i shtetit ka rritur kontributin në këtë fushë, mungesa e instrumenteve financuese për zbatimin e masave në eficiencën e energjisë është për t’u trajtuar, duke sugjeruar rritje të financimit në këtë drejtim.
Eficienca e energjisë sjell një efektesh pozitive, jo vetëm në aspektin ekonomik për institucionet dhe familjet për shkak të kursimit të energjisë, por edhe në drejtim të mjedisit, pasi kontributon në uljen e shkarkimeve të gazeve serrë, si dhe në mbrojetjen e burimeve natyrore të nevojshme për prodhim energjie.
Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm buxhetin dhe e rishpërndajmë tek ata që kanë nevojë
Të moshuarit në Kosovë kanë përfituar që nga dita e djeshme pensionet bazike me rritje nga 120 në 150 euro. Kryeministri i vendit, Albin Kurti që më parë......
Në kredi në euro apo lekë, ku paguan më pak interes? Raporti i BSH: Huamarrja u bë më e lirë në tremujorin e tretë të vitit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit, bankat në Shqipëri kanë ulur interesat për shumë lloje kredish në lekë. Kjo do të thotë se marrja e një kredie është bërë......
Ministri i Bujqësisë inspekton Kallasën/ Salla: Dy kaskada mbrojtëse për 850 ha tokë bujqësore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, inspektoi sot punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më......
Fondi për digat, 132.5 mln lekë/ Rehabilitim për të parandaluar fatkeqësi natyrore, thirrja për projekte hapet brenda nëntorit
Rreth 132.5 mln lekë është buxheti i planifikuar për vitin 2026 për rehabilitimin e digave në të gjithë vendin. Fondi është pjesë e programit “Emergjencat......
Buxheti 2026, Rama pensionistëve: Mos u shqetësoni, bonusi i fundvitit nuk do ju mungojë!
Buxheti i Vitit 2026 ka përparësinë kryesore pensionistët. Këtë e deklaroi kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e njësisë bashkiake numër 3 në......
Rreth 188 mijë vizita biznesi në 9 muaj/ Shqipëria rrit interesin profesional, ndërsa vizitat për arsye shëndetësore bien
Shqipëria po lakohet gjithnjë e më shumë në media si një destinacion që ia vlen të vizitohet, falë rritjes së ndjeshme të turizmit dhe imazhit pozitiv që......
Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë
Të vetëpunsuarve në Shqipëri, të ardhurat e të cilëve sigurohen nga më pak se 3 klientë, do tu ofrohet mundësia e deklarimit para drejtorisë tatimore......
Hiqet taksa infrastrukturës për ndërtimet publike/ 300 milionë lekë më pak nga bashkitë, qeveria garanton kompensim
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, me synimin kryesor për të përjashtuar nga......





