ERE, 13 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e licencave, Enti synon mbledhjen e 405.6 mln lekëve nga 419 kompani të licencuara

Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster synon të mbledhë rreth 405.6 mln lekë për vitin 2025 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Ndërkohë që, në raport me një vit më parë janë gati 13 mln lekë të ardhura më shumë.
Kjo rritje mund të vijë për disa arsye. Një prej tyre është rritja e numrit të kompanive të licencuara në sektorin energjetik, pasi deri në dhjetor të 2025-ës figuronin 419 subjekte apo 27 subjekte më shumë se një vit më parë. Po ashtu, rritja e vlerës së pagesave rregullatore mund të vijë si pasojë e rritjes së të ardhurave të kompanive përgjatë vitit që shkoi.
Kjo pasi, llogaritja e pagesave rregullatore për secilin të licencuar është bërë mbi bazën e peshës specifike të të ardhurave nga aktiviteti i licencuar për vitin 2025 në raport me totalin e të ardhurave të sektorit.
Tarifat për secilin subjekt janë përcaktuar përmes një vendimi të miratuar pak ditë më parë nga Enti Rregullator.
Ndërkaq, ky është viti i shtatë, ku aplikohen pagesa rregullatore fikse prej 100 mijë lekësh për shoqëritë e licencuara në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror që në vitin parardhës nuk kanë pasur aktivitet.
Propozimi, Kallas: Misioni detar i BE-së në Hormuz - Thirrja e Trump, ministrat e jashtëm të BE takim në Bruksel
Njëzet e shtatë ministrat e jashtëm të BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrat për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, pasi Presidenti i SHBA-së......
Kush fiton dhe humbet në "luftën" e re të çmimeve? - Paradoksi i ri i çmimeve në Shqipëri dhe ngarkesa fiskale
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme po japin efektet e para zinxhir edhe në ekonominë shqiptare, duke u reflektuar kryesisht te çmimet e......
Sa tokë bujqësore ka mesatarisht çdo shqiptar? Rreth 4,400 metra katrorë për banor, renditemi në mes të rajonit
Shqipëria ka rreth 1.04 milion hektarë tokë bujqësore, sipas të dhënave ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë......
Puna me kohë të pjesshme në rënie gjatë vitit 2025/ Të rinjtë dhe gratë mbeten grupi më i përfshirë në këtë formë punësimi
Punësimi me kohë të pjesshme është një nga format e punësimit që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi në vitet e fundit, duke u parë shpesh si një......
Llogaritë bankare të shqiptarëve, gati gjysma në telefon - "Besnikë" të radhëve në banka. Pse 53% nuk aksesohen përmes internetit?
Vetëm 47% e llogarive bankare në Shqipëri aksesohen edhe përmes internetit nga aplikacionet ose faqet online të bankave. Pavarësisht se shumë shqiptarë po......
Festa e Filmit, “One Battle After Another” fiton Oscar - Fituesi Warner Bros, në proces shitjeje te Paramount Skydance
Trilleri komik “One Battle After Another” fitoi çmimin për filmin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke kryesuar një seri prej gjashtë......
Më pak automjete të vjetra nëpër rrugë - Çregjistrohen 1,761 mjete, ndikim pozitiv për mjedisin e sigurinë
Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026 është rritur numri i automjeteve të......
Ukraina do para e teknologji për dronët në Lindjen e Mesme - Zelenski: Për ne, si teknologjia dhe financimi janë të rëndësishme
Ukraina kërkon para dhe teknologji në këmbim të ndihmës ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, pas kërkesës për ekspertizën e saj për tu mbrojtur nga dronët......


