Erdhi dimri i vërtetë, reshje bore në veri e juglindje - Situata sipas ARRSH

Duket se dimri ''i vërtetë'' ka ardhur bashkë me reshjet e borës dhe ulje temperaturash me nisjen e muajit të fundit për këtë vit.
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë, si në Skurraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës. Në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit kanë vazhduar reshjet e dëborës. Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë (kryesisht në Qafën e Qarrit), Bobshticë-Dardhë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intesitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Qarkullimi raportohet nga prefektura Korçë se po vijon normalisht dhe se çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesve të mjeteve ju kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.
Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi-Kuben-Vasije, në Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur. Ndërkohë, OSSH është duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e furnizimit me energji elektrike.
Aktualisht rrjeti shpërndarës paraqitet i stabilizuar, pasi të gjitha linjat e tensionit të lartë 35kV janë në kushte optimale pune.
Gjithashtu, fiderat 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

Tramvaji i ri i Gjermanisë thyen rekordin botëror me gjatësi 58 metra!
Tramvaji më i gjatë në botë ka bërë debutimin e tij në një linjë që lidh tre qytete në jugperëndim të Gjermanisë. Duke ecur përgjatë vijave të Rajonit......

Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit - Presidenti Macron viziton katedralen e rindërtuar
Katedralja “Notre-Dame’’ në Paris do të hapë dyert e saj më datë 7 dhjetor. Ajo konsiderohet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze dhe......

Greqia, paketë 100 mln euro për energjinë - Qeveria synon të mbrojë familjet, bizneset e vogla nga rritja e kostove
Qeveria greke do të zbatojë një paketë subvencionimi prej 100 milionë eurosh për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë......

Reshje shiu dhe dëbore në disa zona - Balluku: Punohet për pastrimin e rrugëve për qarkullim normal
Terriori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e mjeteve. ARRSH......

Mijëra punonjës të sektorit publik italian protestojnë kundër planit të buxhetit të qeverisë!
Mijëra infermierë, mësues dhe punonjës të tjerë të sektorit publik në Itali braktisën punën të premten për të luftuar planin buxhetor të qeverisë. Sindikatat......

Vlera e arit në BSH, 277.71 mln euro - Momentalisht një ONZ këmbehet me 2,653 dollarë
Rezerva e arit në Bankën e Shqipërisë ka arritur vlerën 277.71 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e metalit të......

António Costa merr drejtimin e Këshillit Europian - Personi i parë me ngjyrë që zë një post të lartë në historinë e bllokut!
Në Bruksel ka ndodhur ndryshimi i gardës. Charles Michel, presidenti në largim i Këshillit Europian, i ka dorëzuar stafetën pasardhësit të tij António Costa.......

Nga data 1 dhjetor 2024, pa viza drejt Tajvanit - Hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës
Duke nisur nga data 1 dhjetor 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt shtetit të Tajvanit. Nëpërmjet një reagimi në......