Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 7 kompani janë bërë pjesë e platformës

Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti Rregullator i Energjisë. Por, pavarësisht kësaj aktualisht vetëm 7 prej tyre janë bërë pjesë e platformës, ndonëse në total ERE ka licencuar 40 kompani për këtë shërbim. Në total janë 20 oferta të publikuara, pasi kompanitë i kanë ndarë sipas nivelit të tensionit ku janë të lidhur bizneset që mund të kontraktojnë furnizues.
Platforma e ERE është ngritur në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, për të mundësuar marrjen e një informacioni nga ana e klientëve lidhur me çmimet e energjisë elektrike të ofruar nga ana e furnizuesve të ndryshëm. Qëllimi kryesor i saj është pikërisht të ndihmojë klientët në zgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike në mënyrë transparente, duke iu mundësuar të krahasojnë ofertat e mundshme nga furnizuesit me pakicë të energjisë elektrike.
Detyrimi i Entit Rregullator të Energjisë për funizuesit erdhi pas zgjerimit të tregut të liberalizuar të energjisë me rreth 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, të cilët nga 1 janari i vitit të kaluar dolën në tregun e lirë të energjisë, duke patur detyrimin për të zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Ky zgjerim pasoi ato të viteve të kaluar me liberalizimin e bizneseve të lidhur në tensionin 35 dhe 20 kV, teksa sivjet në tregun e lirë dolën edhe klientët e lidhur në tensionin 6 kV.
Ndërkaq, edhe Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator i Energjisë të zhvillojë fushata promovuese për funksionimin e Platformës së Krahasimit të Çmimeve të energjisë në tregun e lirë.
Harta e pasurive të konfiskuara të krimit - Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?
Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri......
Agjentët AI: Si Inteligjenca Artificiale po krijon 'Punonjësin Digjital' për bizneset – InfoSoft Business Solutions
Në ekosistemin aktual të biznesit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar fazën e të qenit thjesht një mjet për gjenerim idesh dhe komunikim. Sot, po kalojmë......
Trump krijon “Bordin e Paqes” për Gazan - Shtetet anëtare firmosin aderimin në këtë organizëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, krijoi Bordin e Paqes, i cili fillimisht u përqendrua në forcimin e armëpushimit në Gaza, por që sipas tij, mund të marrë......
Gazet serrë, detyrime të reja dhe kosto për bizneset - Sistemi i ri i monitorimit të shkarkimeve, pritshmëri për më shumë transparencë mjedisore
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimet që do të mundësojnë zbatimin e ndryshimeve në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, duke......
Ndërtimi, 200 euro rritje page për punonjës - Minimalja nis nga 600 euro, preken me detyrim 55% e të punësuarve
Sektori i ndërtimit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po përballet me kontrolle fiskale nga administrata tatimore, pasi të dhënat zyrtare......
Mesatarisht 185 fluturime në ditë nga TIA gjatë 2025-ës/ Londra mbetet destinacioni kryesor e ndjekur nga Bergamo dhe Roma
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit në vend, si për nga fluksi i pasagjerëve ashtu edhe për nga......
Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA: Përgjatë 2026-ës, programi do të pilotohet në nivel kombëtar
Në vitin 2025, programi Garancia Rinore ka ofruar mundësi të mëdha për të rinjtë në Shqipëri, duke i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës dhe integrimin......
“Ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja” - Kreu i BQE, Lagarde: Kërcënimi numër 1 është fragmentimi gjeopolitik
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja, pavarësisht se disa parashikime për......


