Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2024, 15:00

'Energjia nuk është rritur' - Balluku: Furrat e bukës subvencionohen nga qeveria shqiptare

Nga Edel Strazimiri

'Energjia nuk është rritur' - Balluku: Furrat e bukës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se energjia elektrike nuk është rritur për furrat e bukës.

Gjatë vizitës së saj në zyrat e OSHEE, për inspektimin e shërbimit të ri Call Center, që do të jetë aktiv 24 orë në çdo ditë të javës, Balluku u shpreh se furrat e bukës subvencionohen nga qeveria shqiptare.

“Ishte thjesht një dizinformim, që u kthye në abuzim. Nuk është aplikuar ky çmim. Qeveria shqiptare i subvencionon furrat e bukës, bëhet fjalë për dezinformim dhe asgjë tjetër. Punojmë me OSHEE, KESH, OST për të bërë vlerësimin e uljes së energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Do i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mire për energjinë elektrike”, u shpreh ajo.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat