Energjia nga parqet fotovoltaike/ Balluku: Synojmë të kthehemi në vend eksportues!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku informoi sot se 10% e totalit të energjisë në vend prodhohet nga parqet fotovoltaike.
Përmes një videomesazhi nga Parku fotovoltaik në Karavasta, inauguruar dje me pjesëmarrjen e autoriteteve dhe përfaqësuesve të lartë të kompanisë, Balluku theksoi se, “ky është një investim i realizuar nga kompania ekselente franzece “Voltalia”.
Ajo e cilësoi këtë projekt një hap të rëndësishëm, në diversifikimin e energjisë, kur në vitin 2013 kjo shifër ishte 0.
Ministrja vuri në dukje gjtihashtu se, Parku diellor i Karavastasë, më i madhi në Ballkan, dhe një sërë nuklash të tjera energjetike në të gjithë vendin kanë rritur kapacitetet prodhuese.
“Brenda vitit 2030 synojmë që 30% e energjisë në vend të prodhohet nga parqet diellore. Përmes diversifikimit të burimeve, rrisim kapacitetet. Shqipëria do të kthehet në eksportuese të energjisë”, deklaroi ajo.
Sipas saj, sot një sërë kompanish ndërkombëtare kanë ardhur në Shqipëri duke treguar besim tek Shqipëria për të investuar në rinovimin e energjisë dhe nëse do të kemi një vit të thatë, ashtu siç duket se do të jetë 2025, nuk jemi në ankthin nga çmimi i energjisë së importit pasi kemi energjinë solare, duke bërë kështu një faktor të rëndësishëm midis prodhimit të energjisë nga hidrocentralet dhe energjisë nga parqet fotovoltaike.
Balluku tha se, “kjo është Strategjia Kombëtare e energjisë që do ta bëjë Shqipërinë një vend eksportues neto të energjisë dhe Strategjia që uli për herë të parë çmimin e energjisë për qytetarët”.
Sondazh

Digjitalizimi i bizneseve të vogla e të mesme - BERZH dhe BE financojnë 377 milionë euro në Ballkanin Perëndimor
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga mundësitë e reja të financimit, të vëna në......

Vijon përshkallëzimi i luftës tregtare: Kina rrit tarifat ndaj SHBA-së në 125%!
Kina do të rrisë tarifat për të gjitha mallrat amerikane në 125%, nga 84%, duke filluar nga e shtuna. Tarifa e re tani përputhet me të ashtuquajturën taksë......

393 profile risku, si gjurmohen bizneset - Algoritme të avancuara dhe inteligjencë artificiale për mallrat në doganë
Në sistemin doganor shqiptar veprojnë 393 profile risku aktive në import-eksport dhe 80 në tranzit. Bazuar në fushat e riskut, struktura e profileve rezulton......

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve? - 5.7 milionë euro taksa për regjistrime të reja dhe makinat ekzistuese
Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje të......

Firmat farmaceutike, objektivi i radhës i Trump - Kompanitë e BE-së mund të zhvendosen në SHBA, në rast tarifash
Kompanitë farmaceutike në BE kanë paralajmëruar për një "rrezik eksodi" drejt SHBA-së, ndërsa aksionet në këtë sektor ranë në të gjithë botën pas kërcënimit......

Pensionet me Italinë, zbatimi nis në qershor - Përfitues në vitin e parë pritet të jenë 1387 persona
Në muajin qershor do të nisë zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Në Romë, zëvendësministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani,......

5 herë më pak imigrantë të paligjshëm në Shqipëri - Ndikoi kthimi i Sirianëve. Pjesa më e madhe erdhi nga Azia
Numri i imigrantëve të parregullt të kapur në pikat kufitare të Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të......

Subjektet politike “ndezin motorët” e fushatës - Një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Subjektet politike, që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nisin sot fushatën elektorale. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë......